Tuesday, April 28, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Elisa Spiropali i përgjigjet “flakë për flakë” Ramës dhe shpërthen ndaj PS-së: Më përjashto!

by Rilindje
28/04/2026
in POLITIKË
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…

Elisa Spiropali, deputete e Partisë Socialiste, ish-ministre e Jashtme dhe ish-kryetare e Kuvendit, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë paralajmëroi përjashtime brenda radhëve të partisë.

Në një qëndrim të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, Spiropali ka kundërshtuar ashpër përdorimin e paralajmërimeve publike si instrument presioni politik, duke theksuar se debati i brendshëm dhe mospajtimi nuk duhet të trajtohen si shkelje disiplinore.

Ajo e ka përmbyllur reagimin e saj me mesazhin simbolik “Më përjashto”, duke e vendosur theksin te e drejta për kritikë dhe nevoja për vetëkorrigjim brenda partisë dhe institucioneve.

Statusi i Elisa Spiropalit:

Më përjashto!

Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndrrohen në spektakël ndëshkimor publik.

Nëse kjo ndodh, problemi nuk është më mospajtimi, është frika nga mospajtimi.

Ky fakt kokëfort, ky konstatim i dukshëm, më tepër se vetë paralajmërimi, më detyron të flas. Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim.

Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë po e them qetë dhe qartë: Më përjashto.

Jo si sfidë personale. Jo si dramë politike. Jo si show mediatik. Por si provë se problemi nuk është te fjala që ngre shqetësim, por te sistemi që shqetësimin nuk e duron. Nuk kam sulmuar Partisë Socialiste. Kam kritikuar modelin që në disa aspekte po dëmton edhe Partinë Socialiste.

Kam folur për ndarjen e partisë nga shteti. Për rrezikun që politika të zëvendësohet nga administrimi. Për një logjikë kontrolli. Ku struktura burokratike dhe pushteti administrativ rrezikojnë të marrin vendin e përfaqësimit politik.

Nëse këto konsiderohen arsye për përjashtim, atëherë pyetja nuk është pse flas unë. Pyetja është pse këto gjëra nuk lejohen të thuhen.

Pushteti nuk dobësohet nga kritika. Pushteti dobësohet kur humb aftësinë për vetëkorrigjim.

Nëse në një forcë politike që ka lindur si projekt emancipimi kombëtar, kritika trajtohet si devijim, atëherë problemi është më i thellë se çdo debat. Është krizë kulture politike.

NGA KATEGORIA

“I bëj thirrje urgjente…”/ Çfarë thotë Berisha për ndryshimin drastik të Ilir Metës
POLITIKË

“I bëj thirrje urgjente…”/ Çfarë thotë Berisha për ndryshimin drastik të Ilir Metës

28/04/2026
Ambasadorja e SHBA në Greqi i shkon Ramës në zyrë, bie në sy…
POLITIKË

Ambasadorja e SHBA në Greqi i shkon Ramës në zyrë, bie në sy…

28/04/2026
VIDEO/ Rama “nxehet” keq me ministrin: Lere more të flasë…
POLITIKË

VIDEO/ Rama “nxehet” keq me ministrin: Lere more të flasë…

28/04/2026
Ilir Meta pas kafazit në gjykatë: Qëndrimi në kabinë qelqi…
POLITIKË

Ilir Meta pas kafazit në gjykatë: Qëndrimi në kabinë qelqi…

28/04/2026
Erion Veliaj kërkon lirinë para zgjedhjeve/ Caktohet DATA për kërkesën e kryebashkiakut…
POLITIKË

Erion Veliaj bëri ndërhyrje kirurgjikale/ Avokati zbulon gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut…

28/04/2026
Ylli Manjani reagon ashpër pas transformimit të Ilir Metës: Kjo pamje është…
POLITIKË

Transformimi pas hekurave “mori dhenë”! Ilir Metës i ndodh e papritura gjatë intervistës “LIVE” në emision

27/04/2026

LAJMET E FUNDIT:

“I bëj thirrje urgjente…”/ Çfarë thotë Berisha për ndryshimin drastik të Ilir Metës
POLITIKË

“I bëj thirrje urgjente…”/ Çfarë thotë Berisha për ndryshimin drastik të Ilir Metës

28/04/2026
Rama flet për marrëveshjen 6 mld dollarëshe: Historia sot është…
EDI RAMA

Rama flet për marrëveshjen 6 mld dollarëshe: Historia sot është…

28/04/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

Elisa Spiropali i përgjigjet “flakë për flakë” Ramës dhe shpërthen ndaj PS-së: Më përjashto!

28/04/2026
“Marrëveshje 6 mld $”/ Ambasadorja Amerikane jep LAJMIN E MADH pas takimit të ngrohtë me Ramën…
BOTA

“Marrëveshje 6 mld $”/ Ambasadorja Amerikane jep LAJMIN E MADH pas takimit të ngrohtë me Ramën…

28/04/2026
Ambasadorja e SHBA në Greqi i shkon Ramës në zyrë, bie në sy…
POLITIKË

Ambasadorja e SHBA në Greqi i shkon Ramës në zyrë, bie në sy…

28/04/2026
VIDEO/ Rama “nxehet” keq me ministrin: Lere more të flasë…
POLITIKË

VIDEO/ Rama “nxehet” keq me ministrin: Lere more të flasë…

28/04/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!