Wednesday, October 7, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Tiktaku i fundit” për Kreun e PD! Kush do të jenë emrat përballë Berishës…

by Rilindje
30/04/2026
in POLITIKË
PD lëviz “gurët”/ Me firmë të Berishës, zgjidhet drejtuesi politik në Elbasan (EMRI)

Afati për dorëzimin e kandidaturave për drejtimin e Partisë Demokratike mbyllet sot në orën 12:00, duke shënuar një moment kyç në procesin e brendshëm zgjedhor të kësaj force politike.

Gara pritet të formalizohet me publikimin e emrave të kandidatëve që synojnë postin e kryetarit, aktualisht i mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas kritereve të përcaktuara në udhëzim, kandidatët duhet të plotësojnë një sërë kushtesh, përfshirë integritetin e figurës dhe një angazhim minimal 10-vjeçar në strukturat e Partisë Demokratike.

Një ndër pikat më të diskutuara mbetet ndalimi i kandidimit për individët e dënuar me vendim të formës së prerë, çka vendos në pikëpyetje pjesëmarrjen e ish-deputetit Ervin Salianji, i cili është dënuar me një vit burg për “kallëzim të rremë”.

Megjithatë, përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji ka bërë të ditur synimin për të depozituar kandidaturën, duke e cilësuar procesin si një “farsë”, por duke theksuar vendosmërinë për të vijuar përpjekjet për reformimin e partisë. Ai deklaron se frymëzohet nga modeli i demokracisë perëndimore dhe se synon të kontribuojë në demokratizimin e Partisë Demokratike, pavarësisht pengesave.

Në të njëjtën linjë me kriteret, kandidatëve u kërkohet gjithashtu të kenë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal, si dhe angazhim në beteja politike dhe çështje qytetare.

Deri në këtë fazë, të paktën katër emra janë përmendur si pjesë e garës, Sali Berisha, aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ish-deputeti Ervin Salianji dhe aktivistja Alesia Balliu, e cila së fundmi ka konfirmuar publikisht kandidaturën e saj.

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike janë parashikuar të mbahen më 23 maj. Më pas, më 6 qershor, pritet të zhvillohet Kuvendi Kombëtar, ku do të formalizohen strukturat e reja drejtuese dhe do të përcaktohen orientimet politike të partisë për periudhën në vijim.

NGA KATEGORIA

E fundit: Me kë qëndron në dhomë Erion Veliaj? Dalin detaje nga burgu, kërkesë për…
POLITIKË

Nuk ndalet as nga burgu! Veliaj shfaqet me pamje dhe jep LAJMIN E MIRË për Tiranën: FALAS…

06/10/2026
Rikthehet fuqishëm Sara Goxhaj, ja “posti” drejtues që merr në Bashkinë e Tiranës…
POLITIKË

Rikthehet fuqishëm Sara Goxhaj, ja “posti” drejtues që merr në Bashkinë e Tiranës…

05/10/2026
“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri
POLITIKË

“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri

05/10/2026
Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

E bujshme/ Sali Berisha nuk pret më nga SPAK, aleatët opozitarë i çojnë në tryezë…

04/10/2026
Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

VIDEOT+18/ Monika Lubonja thyen HESHTJEN dhe merr vendimin EKSTREM: I pabesi Adi Hila…
SHOWBIZ

VIDEOT+18/ Monika Lubonja thyen HESHTJEN dhe merr vendimin EKSTREM: I pabesi Adi Hila…

06/10/2026
Punimet drejt fundit, Qeveria jep LAJMIN E MIRË për hekurudhën moderne…
AKTUALITET

Punimet drejt fundit, Qeveria jep LAJMIN E MIRË për hekurudhën moderne…

06/10/2026
Vendimi i papritur! Tuneli i Krrabës bllokohet për 20 ditë, kush është arsyeja…
AKTUALITET

Vendimi i papritur! Tuneli i Krrabës bllokohet për 20 ditë, kush është arsyeja…

06/10/2026
Vjen surpriza e motit, meteorologia zbulon kur nis shiu në Shqipëri…
AKTUALITET

“Surpriza me motin!”/ Paralajmëron meteorologia: Çfarë do të ndodhë të premten…

06/10/2026
Nuk ka më tolerancë! Vjen paralajmërimi për lavazhet: Deri në 31 Tetor do të gjobiteni…
EDI RAMA

Nuk ka më tolerancë! Vjen paralajmërimi për lavazhet: Deri në 31 Tetor do të gjobiteni…

06/10/2026
Hetimet për VIDEOT me “pullë të kuqe” i kalojnë kufijtë, tre vajza e pranojnë: Ne kemi bërë…
SHOWBIZ

Hetimet për VIDEOT me “pullë të kuqe” i kalojnë kufijtë, tre vajza e pranojnë: Ne kemi bërë…

06/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!