Wednesday, October 28, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Blendi Fevziu e thotë hapur: PD-ja e Berishës nuk vjen dot në pushtet…

by Rilindje
12/05/2026
in TË TJERA
Blendi Fevziu e thotë hapur: PD-ja e Berishës nuk vjen dot në pushtet…

Gazetari dhe moderatori i “Opinion”, Blendi Fevziu, i ftuar në TPZ në MCN TV, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet opozita dhe Partia Demokratike kohët e fundit.

Fevziu tha se lidershipi i PD-së e konsideron mbijetesën si një arritje për opozitën, ndërsa alternativa për të mundur qeverinë mbetet e vështirë.

“E gjithë strategjia është mbijetesa. Kam përfaqësues të PD-së që, kur vijnë në studio, me përjashtim të Këlliçit, thonë se po mbijetojmë dhe nuk po ia dorëzojmë opozitën Ramës”, tha ai.

Sipas gazetarit, PD duhet të ndryshojë kurs dhe të shkojë drejt një alternative konkurruese.

Fevziu: Ata pretendojnë se PD është nën një presion të fortë politik, ekonomik dhe mediatik. Thonë se Rama ka kapur çdo institucion dhe Berisha shprehet se mbijetesa është arritje për opozitën. Ose mbijetesa, ose kthimi në alternativë. Për momentin, Berisha pretendon se alternativa për të mundur qeverinë është e vështirë.

Shihni çfarë thotë për Salianjin, që është i futur nga Rama. Pra, opozita është në ‘surviving mode’. Mund ta bëjnë me 50-100 vetë, edhe me 300, 3 mijë apo 30 mijë. E gjithë strategjia është mbijetesa. Kam përfaqësues të PD-së që, kur vijnë në studio, me përjashtim të Këlliçit, thonë se po mbijetojmë dhe nuk po ia dorëzojmë opozitën Ramës.

Problemi është viti 2027, kur kemi zgjedhje lokale, ndërsa në 2029 zgjedhje të përgjithshme. Opozita duhet të kthehet në alternativë. Duhet një reformë e plotë brenda PD-së. Deri tani, Berisha thotë se Rama po tenton të asgjësojë opozitën dhe ne do të rezistojmë. Nëse do të dilte me parullën ‘do ta mundim Ramën’, atëherë do të kishte një ofertë dhe strategji tjetër. Unë mendoj se opozita duhet të shkojë drejt një alternative konkurruese. Për protestën ndikoi edhe shiu, që nuk e favorizoi.

Tjetra, nuk mund t’i thërrasësh njerëzit me të njëjtin skenar pa pasur një përfundim. Kjo është mënyra me të cilën PD ka mbijetuar edhe në situata të tjera të vështira. Çfarë mund të ndodhë në PD? Mendoj se PD ka lindur me Berishën dhe një grup njerëzish, dhe Berisha e dominon këtë parti. I takon Berishës të vendosë se çfarë do të ndodhë me këtë parti në të ardhmen.

NGA KATEGORIA

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj…
TË TJERA

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj…

28/10/2026
“Plas” sherri në studio/ Alban Dudushi përplaset ashpër me Agron Shehajn: Familjen mos ma…
TË TJERA

“Plas” sherri në studio/ Alban Dudushi përplaset ashpër me Agron Shehajn: Familjen mos ma…

28/10/2026
Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…
TË TJERA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…

27/10/2026
Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…
TË TJERA

Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…

27/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Veliaj “tërmet” në Bashkinë e Tiranës, SHKARKOHEN para zgjedhjeve…
TË TJERA

“Shpallen 1,500 fituesit!”/ Bashkia e Tiranës jep lajmin e mirë për qytetarët…

26/10/2026
U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin
TË TJERA

U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin

25/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Brenda një ore drejtorët dorëzuan dorëheqjet! Zbardhen PRAPASKENAT: Kush i shpëtoi “fshesës”…
EDI RAMA

Ligji i ri/ Rama jep lajmin: Super takse për apartamentet bosh, vilat dhe makinat e luksit

28/10/2026
“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…
EDI RAMA

A e ka menduar dorëheqjen? Rama flet “pa dorashka” për vendimin e tij…

28/10/2026
“Bonusi do të dyfishohet!”/ Rama jep LAJMIN E MIRË për pensionistët…
EDI RAMA

Askush nuk e priste! Rama jep lajmin: Do dyfishohen pensionet, ja kur hyn në fuqi “ligji i ri”…

28/10/2026
Ambasadorja e BE-së takon Ballën në Kuvend, çfarë u diskutua…
POLITIKË

Ambasadorja e BE-së takon Ballën në Kuvend, çfarë u diskutua…

28/10/2026
Lajm FANTASTIK për familjet Shqiptare/ Qeveria do ta heqë taksën e naftës, çmimi…
EDI RAMA

Lajm FANTASTIK për familjet Shqiptare/ Qeveria do ta heqë taksën e naftës, çmimi…

28/10/2026
A mund të shkojë Veliaj nga burgu në zyrë? Ish-Prokurori shpjegon çfarë ndodh me kryebashkiakun…
AKTUALITET

“Firmoset” vendimi i fundit/ Erion Veliaj largohet nga burgu i Durrësit, drejt…

28/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!