Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve.
Nafta do të tregtohet me 201 lekë/litër, 4 lekë më shumë se më parë, kurse për benzinën, çmimi është 187 lekë/litri, 5 lekë më shumë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 13 ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.












