Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Termometri do të ‘shpërthejë’, por mos u gëzoni para kohe/ Porja: Ja çfarë ndodh në maj…

by Rilindje
18/05/2026
in AKTUALITET
Termometri do të ‘shpërthejë’, por mos u gëzoni para kohe/ Porja: Ja çfarë ndodh në maj…

Muaji Maj pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor të kushteve të motit në Shqipëri.

Meterologia Lajda Porja, zbuloi se pas një periudhe relativisht të freskët dhe të paqëndrueshme, temperaturat do të rriten ndjeshëm, por moti do të mbetet kapriçoz me vranësira dhe reshje të izoluara shiu.

Java aktuale parashikohet të jetë kryesisht e qëndrueshme deri ditën e enjte, me kthjellime dhe diell. Megjithatë, e enjtja dhe e premtja sjellin sinjale për reshje shiu, të cilat priten të jenë të pakta dhe jo intensive.

“Në fakt presim që gjithë pjesa tjetër e majit do të kemi një ndryshim total të situatës termike, pra të temperaturave. Presim që duke filluar që nga sot edhe në vijim të kemi ndryshim të temperaturave, por nuk është se do të kemi një maj i cili do të jetë i qëndrueshëm, edhe pse nuk do të mungojnë ditët me diell. Parashikohet në fakt që kjo javë të jetë kryesisht e qëndrueshme dhe me kthjellime të paktën deri ditën e enjte, ku do të kemi më shumë diell.

Ndërkohë e enjtja dhe e premtja ka sinjale që të sjellë reshje, edhe pse reshjet do të jenë të pakta, nuk është se presim reshje intensive, por do të jenë prezente.  Ajo çfarë pritet përgjatë ditëve të fundit në fakt, deri në fund të muajit maj, do të kemi një ndryshim të situatës termike. Pas një fundjave, do të thoja, relativisht të freskët dhe me temperatura ku kishte shumë zona që janë edhe tre-katër gradë më të ulëta krahasuar me vlerat normale të majit, sot presim një maksimum 24 gradë. Që nga e marta dhe deri në fundjavë temperaturat do rriten çdo ditë duke bërë që pjesa e dytë e javës, pra nga e mërkura dhe në vijim, presim temperatura edhe 29 gradë, do ketë zona të izoluara që do të shënojnë edhe 30 gradë, do të jetë një mot i ngrohtë.

Është një masë ajrore e cila është relativisht e mbushur me lagështirë. Kjo kjo do të bëjë që ne do ta ndjejmë menjëherë ndryshimin e motit dhe situatës termike, se do të jetë i ngrohtë, por vranësirat do jenë prezente. Herë pas here dhe në kryeqytet momente me pika shiu, rrebeshe në skajin verilindor dhe juglindor, pra Bajram Curri, Puka, Peshkopia, Kukësi, Qarku i Korçës, Erseka, Gjirokastra, Tepelenë, Përmet, gjatë pjesës së dytë të ditës pas këtyre temperaturave të larta që presim, rrezikojnë rrebeshe afatshkurtra”, u shpreh Porja.

NGA KATEGORIA

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?
POLITIKË

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?

15/11/2026
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!