Monday, May 25, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli letër paralajmëruese Ramës: Pas 28 majit, shihemi në…

by Rilindje
22/05/2026
in BOTA
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli letër paralajmëruese Ramës: Pas 28 majit, shihemi në…

Kompania zvicieriane, MABCO Constructions SA ka paralajmëruar shtetin shqiptar se do t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar për situatën e krijuar në aeroportin e Vlorës, nëse deri më 28 maj 2026 nuk ndërmerret një ndërhyrje institucionale për situatën e krijuar, ku kompania është përjashtuar faktikisht nga kantieri dhe nga kontrolli operacional i investimit të saj.

Në një letër zyrtare drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, kompania në pronësi të Behgjet Pacollit deklaron se, megjithëse zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare VIA dhe është investitori kryesor, financuesi dhe garantuesi i projektit, përfaqësuesve, inxhinierëve, specialistëve dhe nënkontraktorëve të saj u është ndaluar hyrja në aeroport që prej 18 majit 2026.

Kompania pretendon se administrimi i kontestuar i VIA-s, i mbështetur nga veprime dhe mosveprime të institucioneve shtetërore, po tenton të marrë kontrollin faktik të projektit në momentin kur aeroporti ndodhet pranë hyrjes në fazën operacionale. Sipas MABCO-s, kjo po ndodh ndonëse nuk ekziston asnjë transferim kuotash i regjistruar në QKB apo i miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për kalimin e kontrollit nga MABCO te 2A Group, aksioneri me 2% të kuotave.

MABCO thekson se, që prej shtatorit 2025, ka dërguar mbi 50 letra dhe njoftime formale institucioneve shqiptare, pa marrë, sipas saj, asnjë përgjigje substanciale. Në dokument kompania pretendon se veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shqiptare përbëjnë shkelje të Marrëveshjes së Koncesionit dhe të Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri.

NGA KATEGORIA

SHBA “godet” rëndë Shqipërinë, Trump urdhëron vendimin DRASTIK: Pezullohet…
BOTA

SHBA me “dorë të hekurt” për emigrantët, kush shqiptar aplikon për “Green Card” duhet të…

24/05/2026
Shqipëria drejt Bashkimit Europian/ E FUNDIT: Vjen lajmi që gëzon të gjithë Shqiptarët…
BOTA

Zbulohet data kur do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE

22/05/2026
Shqipëria drejt Bashkimit Europian/ E FUNDIT: Vjen lajmi që gëzon të gjithë Shqiptarët…
BOTA

Shqipëria drejt Bashkimit Europian/ E FUNDIT: Vjen lajmi që gëzon të gjithë Shqiptarët…

21/05/2026
Gazetari: Ja 3 çështje që do të trajtohen me urgjencë sapo të vijë Ambasadori i ri Amerikan në Shqipëri
BOTA

Gazetari: Ja 3 çështje që do të trajtohen me urgjencë sapo të vijë Ambasadori i ri Amerikan në Shqipëri

21/05/2026
Akuzat ndaj Altin Dumanit/ BE reagon me urgjencë: SPAK ka bërë punë të shkëlqyer…
BOTA

E bujshme/ Shqipëria një hap më pranë Europës, çfarë ka ndodhur së fundmi….

20/05/2026
“Vendimi për raportin e Shqipërisë”/ Burimet zbulojnë nga Brukseli se…
BOTA

“Vendimi për raportin e Shqipërisë”/ Burimet zbulojnë nga Brukseli se…

20/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

Shtohen rivalët e Berishës! Demokratja e sfidon publikisht: Gati të marr drejtimin e PD-së…
POLITIKË

Harrohet Flor Binaj/ PD del me EMËR tjetër, kush do të zyrtarizohet si kandidat për Tiranën…

24/05/2026
Rrezikoi jetën e pushuesve/ Ministri Lamallari reagon ashpër ndaj drejtuesit të skafit: O trim…
AKTUALITET

Rrezikoi jetën e pushuesve/ Ministri Lamallari reagon ashpër ndaj drejtuesit të skafit: O trim…

24/05/2026
SHBA “godet” rëndë Shqipërinë, Trump urdhëron vendimin DRASTIK: Pezullohet…
BOTA

SHBA me “dorë të hekurt” për emigrantët, kush shqiptar aplikon për “Green Card” duhet të…

24/05/2026
“Mblidh e hidh jargë!”/ Rama shpërthen me kritika ndaj Berishës: “Molotovarët” u lëshuan për ta djegur…
EDI RAMA

“Mblidh e hidh jargë!”/ Rama shpërthen me kritika ndaj Berishës: “Molotovarët” u lëshuan për ta djegur…

24/05/2026
Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…
EDI RAMA

Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…

24/05/2026
Berisha krejt i izoluar: Kush janë liderët e partive aleate të PD që do duhej ta uronin sot
POLITIKË

Berisha krejt i izoluar: Kush janë liderët e partive aleate të PD që do duhej ta uronin sot

24/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!