Sunday, October 4, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli letër paralajmëruese Ramës: Pas 28 majit, shihemi në…

by Rilindje
22/05/2026
in BOTA
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli letër paralajmëruese Ramës: Pas 28 majit, shihemi në…

Kompania zvicieriane, MABCO Constructions SA ka paralajmëruar shtetin shqiptar se do t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar për situatën e krijuar në aeroportin e Vlorës, nëse deri më 28 maj 2026 nuk ndërmerret një ndërhyrje institucionale për situatën e krijuar, ku kompania është përjashtuar faktikisht nga kantieri dhe nga kontrolli operacional i investimit të saj.

Në një letër zyrtare drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, kompania në pronësi të Behgjet Pacollit deklaron se, megjithëse zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare VIA dhe është investitori kryesor, financuesi dhe garantuesi i projektit, përfaqësuesve, inxhinierëve, specialistëve dhe nënkontraktorëve të saj u është ndaluar hyrja në aeroport që prej 18 majit 2026.

Kompania pretendon se administrimi i kontestuar i VIA-s, i mbështetur nga veprime dhe mosveprime të institucioneve shtetërore, po tenton të marrë kontrollin faktik të projektit në momentin kur aeroporti ndodhet pranë hyrjes në fazën operacionale. Sipas MABCO-s, kjo po ndodh ndonëse nuk ekziston asnjë transferim kuotash i regjistruar në QKB apo i miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për kalimin e kontrollit nga MABCO te 2A Group, aksioneri me 2% të kuotave.

MABCO thekson se, që prej shtatorit 2025, ka dërguar mbi 50 letra dhe njoftime formale institucioneve shqiptare, pa marrë, sipas saj, asnjë përgjigje substanciale. Në dokument kompania pretendon se veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shqiptare përbëjnë shkelje të Marrëveshjes së Koncesionit dhe të Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri.

NGA KATEGORIA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…
BOTA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…

02/10/2026
Mjekësia në zi/ E TRISHTË! Kush është doktoresha shqiptare që ndahet nga jeta në moshë të re….
BOTA

Mjekësia në zi/ E TRISHTË! Kush është doktoresha shqiptare që ndahet nga jeta në moshë të re….

30/09/2026
Kryeministri Rama tregon REKORDIN: Shqipëria, kap arritjen historike…
BOTA

BE një “surprizë” për Shqipërinë/ E zbulon “Politico”, do ketë strategji më…

28/09/2026
Tjetër propozim! Hekurudha moderne që lidh Shqipërinë me shtetin tjetër të Bashkimit Europian…
BOTA

Tjetër propozim! Hekurudha moderne që lidh Shqipërinë me shtetin tjetër të Bashkimit Europian…

28/09/2026
Tirana “zien” për largimin e kryeministrit RAMA, por Brukseli vendos ndryshe: Në 6 tetor…
BOTA

Tirana “zien” për largimin e kryeministrit RAMA, por Brukseli vendos ndryshe: Në 6 tetor…

28/09/2026
LAJM I FUNDIT – Ndërron jetë aktori i njohur i filmave Shqiptarë, sa e trishtë…
BOTA

“Jemi thellësisht të pikëlluar!”/ Qeveria Rama reagon për tragjedinë…

27/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Drejt përfundimit, Rama që në mëngjes jep LAJMIN e MIRË: Ura e re në këtë qytet…
EDI RAMA

Drejt përfundimit, Rama që në mëngjes jep LAJMIN e MIRË: Ura e re në këtë qytet…

04/10/2026
Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

E bujshme/ Sali Berisha nuk pret më nga SPAK, aleatët opozitarë i çojnë në tryezë…

04/10/2026
Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…
EDI RAMA

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…

03/10/2026
Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….
SHOWBIZ

Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….

03/10/2026
Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja
AKTUALITET

Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja

03/10/2026
“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…
BOTA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…

02/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!