Bordi i Transparencës nga sot ka ulur karburantet dhe nga sot nafta do të tregohet me 190 lekë për litër, 5 lekë më pak se mbledhja e fundit.
Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar 179 lekë/litër, 3 lekë më pak se vendimi i fundit i bordit.
Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 maj ora 13:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.












