Monday, October 5, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Demokratët kërkojnë “plagosjen” e tij, Rama “flakë për flakë”: Kur PS…

by Rilindje
30/05/2026
in POLITIKË
Demokratët kërkojnë “plagosjen” e tij, Rama “flakë për flakë”: Kur PS…

Teksa demokratët po zhvillojnë Kuvendin e Ripërtëritjes së Partisë Demokratike duke kërkuar me ngulm rrëzimin e qeverisë aktuale, kryeministri Edi Rama në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, kujton nga Lezha momentin kur të vetët mbështetën fuqimishit UÇK- në ndëkrohë që demokratët ishin krah Millosheviçit.

“PS ndodhet përballë një fronti kundërshtarësh që nuk lënë gjë pa thënë ndaj përfaqësuesve të saj. Nuk do të lënë gjë pa thënë deri kur të jenë ata që janë, humbësit kronikë dhe shpirti i shkatërrimit në politikën shqiptare.

Ata e sulmuan brutalisht PS, si parti e lidhur me Serbinë, shërbëtore e Beogradit, por e vërteta tregoi diçka tjetër. Që pikërisht ata që rrihnin gjoksin dhe gjuanin me gurë PS, natën thyenin embargon e Millosheviçit dhe furnizonin me naftë makinën e tij të spastrimit etnik” tha Rama nga Lezha.

Nga ana tjetër, demoratët gjatë takimit të zhvilluar teë Pallati i Kongreseve shpërthyen në akuza ndaj qeverisë, ndërsa me bindje të plotë ata u shprehën se me risitë e tyre më të fundit, do të përmbysin socialistët.

Në një prononcim të dhënë për mediat ditën e sotme, demokratja Edit Harxhi me bindje të plotë tha se Edi Rama do të jetë i plagosur nga kjo garë e sotme e cila pritet të sjellë një frymë të re në Partinë Demokratike.

Fjala e kryeministrit Edi Rama: 35 vite janë pak për historinë, por janë shumë për të kuptuar jo vetëm peshën, por edhe impaktin e jashtëzakonshëm që ka pasur PS në jetën e vendit dhe, mbi të gjitha, për të kuptuar vlerën e shtuar që PS ka sjellë duke u qasur në një mënyrë të padiskutueshme të drejtë interesit tonë kombëtar.

Duke u qasur në mënyrë të drejtë të shkuarës, shoqërisë dhe botës. Duken si fjalë të zakonshme, në kuptimin që duket gjëja më e zakonshme dhe normale që një forcë politike të ketë një qëndrim solid, të palëkundur dhe të kthjellët në raport me interesin kombëtar, por nuk është kështu. Po të ishte e zakonshme, do të ishte karakteristikë e të gjitha forcave politike, por është vetëm e PS.

Vetëm PS që nga hera, nuk ka lëvizur asnjëherë as një milimetër nga vija e drejtë e mbrojtjes së interesit kombëtar. Për këtë ka plot shembuj që mund të merren, por ai më kuptimplotë e më ulëritës është shembulli që dallon si ditën me natën PS dhe kundërshtarët e saj politikë.

Siç ka ndodhur në historinë e këtyre 35 viteve, ndodh edhe sot. PS ndodhet përballë një fronti kundërshtarësh që nuk lënë gjë pa thënë ndaj përfaqësuesve të saj. Nuk do të lënë gjë pa thënë deri kur të jenë ata që janë, humbësit kronikë dhe shpirti i shkatërrimit në politikën shqiptare.

Ata e sulmuan brutalisht PS, si parti e lidhur me Serbinë, shërbëtore e Beogradit, por e vërteta tregoi diçka tjetër. Që pikërisht ata që rrihnin gjoksin dhe gjuanin me gurë PS, natën thyenin embargon e Millosheviçit dhe furnizonin me naftë makinën e tij të spastrimit etnik.

PS, që ditën e parë të marrjes në dorë të frenave të qeverisjes, u bë mbështetja më e fortë, mbështetja më e palëkundur dhe e përhershme e UÇK-së. Çlirimtarët e Kosovës trajtoheshin si terroristë e përndiqeshin në Tiranë nga ata që sulmonin PS si të shitur te Beogradi.

Duket e zakonshme që një forcë politike të ketë marrëdhënie të drejtë me të shkuarën. PS e vetmja që u krijua si një shëmbëlltyrë e vendosmërisë dhe e kurajës së një grupi njerëzish për të ndarë të shkuarën me të ardhmen dhe për ta kthyer drejtimin nga e ardhmja, dhe mbeti e vetmja forcë që diti të ruajë me të shkuarën një marrëdhënie dinjiteti kombëtar dhe vërtetësie historike”

NGA KATEGORIA

Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

E bujshme/ Sali Berisha nuk pret më nga SPAK, aleatët opozitarë i çojnë në tryezë…

04/10/2026
Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Kjo është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë tregon vendimin e tij: Kurrë nuk…
EDI RAMA

“Kjo është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë tregon vendimin e tij: Kurrë nuk…

05/10/2026
“Shqipëria në fokus!”/ Kryeministri Rama më 29 shtator shkon në Bruksel, çfarë pritet…
EDI RAMA

Kryeministri nuk ndalet! Rama zbulon “nismën e re” në vendin tonë: Në Shqipëri do të…

05/10/2026
Drejt përfundimit, Rama që në mëngjes jep LAJMIN e MIRË: Ura e re në këtë qytet…
EDI RAMA

Drejt përfundimit, Rama që në mëngjes jep LAJMIN e MIRË: Ura e re në këtë qytet…

04/10/2026
Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

E bujshme/ Sali Berisha nuk pret më nga SPAK, aleatët opozitarë i çojnë në tryezë…

04/10/2026
Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…
EDI RAMA

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…

03/10/2026
Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….
SHOWBIZ

Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….

03/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!