Monday, June 1, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Protesta në Zvërnec/ Reagon fort ministri: Rojet të ndiqen penalisht…

by Rilindje
31/05/2026
in POLITIKË
Protesta në Zvërnec/ Reagon fort ministri: Rojet të ndiqen penalisht…

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi pas përplasjes një ditë më parë mes banorëve dhe rojeve private të kompanisë që pritet të investojë në zonën e Zvërnecit.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Lamallari kërkon që personat përgjegjës për dhunën të ndiqen penalisht, bashkë me kompaninë e tyre “për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur”.

Lamallari e cilëson të pajustifikueshme edhe qëndrimin e policisë së Vlorës përballë situatës duke theksuar se indiferenca e tyre ishte e pajustifikueshme.

“1. Projekti i Zvërnecit lidhet me një tokë tërësisht private dhe qeveria shqiptare as ka falur tokë, as ka tokë për të falur – jo vetëm sepse ne nuk i kemi falur ndonjëherë tokë askujt, po edhe sepse në këtë rast ajo pronë u është kthyer pronarëve dhe është regjistruar në hipotekë, vite përpara sesa ne të vinim në qeveri.

2. Po nëse prona është private, rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe jo vetëm ata si individë duhet të ndiqen penalisht, siç po ndiqen po edhe për kompaninë e tyre hetimi administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur.

3. E përshëndes reagimin e shpejtë të drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit për pezullimin e drejtuesve vendorë dhe vënien nën hetim të zinxhirit të komandimit, sepse nuk ishte e papranueshme vetëm sjellja skandaloze e rojeve private, po edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend.

Goditja brenda radhëve të Policisë së Shtetit, që nisi në Sarandë dhe ka vazhduar në Vlorë, do të jetë një konstante e punës së strukturave tona në këtë kapitull të ri të drejtimit të tyre. Uniformat blu janë dhe duhet të jenë në çdo rast, garante të rendit ligjor, ku mbrojtja e pronës publike apo private janë një pjesë thelbësore. Por po ashtu ato duhet të garantojnë edhe pacënueshmërinë e besimit të qytetarëve tek uniforma e policisë, prandaj çdo devijim nga këto parime do të goditet përmes bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave drejtuese të policisë dhe të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore”, shprehet Lamallari.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Kush është drejtoresha e re e QSUT-së, emërohet…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Kush është drejtoresha e re e QSUT-së, emërohet…

01/06/2026
“Duam dorëheqje!”/ Protestë masive para kryeministrisë, populli “çohet” pas dhunës në Zvërnec
POLITIKË

“Duam dorëheqje!”/ Protestë masive para kryeministrisë, populli “çohet” pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
Shikoni PAMJET/ Ngjarja në Zvërnec, populli “çohet në këmbë” në Tiranë…
POLITIKË

Shikoni PAMJET/ Ngjarja në Zvërnec, populli “çohet në këmbë” në Tiranë…

31/05/2026
Ngjarja në Zvërnec/ Rama “shpërthen” keq: Një bandë muskujsh pa tru…
POLITIKË

Ngjarja në Zvërnec/ Rama “shpërthen” keq: Një bandë muskujsh pa tru…

31/05/2026
Anëtari i FRPD “i përvishet” Berishës: Nuk më përjashton dot një ish-sekretar i PPSH-së…
POLITIKË

Anëtari i FRPD “i përvishet” Berishës: Nuk më përjashton dot një ish-sekretar i PPSH-së…

31/05/2026
Demokratët kërkojnë “plagosjen” e tij, Rama “flakë për flakë”: Kur PS…
POLITIKË

Demokratët kërkojnë “plagosjen” e tij, Rama “flakë për flakë”: Kur PS…

30/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJM I FUNDIT/ Kush është drejtoresha e re e QSUT-së, emërohet…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Kush është drejtoresha e re e QSUT-së, emërohet…

01/06/2026
Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, Elseid Hysaj ndëshkohet nga policia…
TË TJERA

Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, Elseid Hysaj ndëshkohet nga policia…

01/06/2026
“Duam dorëheqje!”/ Protestë masive para kryeministrisë, populli “çohet” pas dhunës në Zvërnec
POLITIKË

“Duam dorëheqje!”/ Protestë masive para kryeministrisë, populli “çohet” pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
Shikoni PAMJET/ Ngjarja në Zvërnec, populli “çohet në këmbë” në Tiranë…
POLITIKË

Shikoni PAMJET/ Ngjarja në Zvërnec, populli “çohet në këmbë” në Tiranë…

31/05/2026
Protesta në Zvërnec/ LAJM I FUNDIT: Merret vendimi ekstrem, hiqen…
AKTUALITET

Protesta në Zvërnec/ LAJM I FUNDIT: Merret vendimi ekstrem, hiqen…

31/05/2026
Protesta në Zvërnec/ Reagon fort ministri: Rojet të ndiqen penalisht…
POLITIKË

Protesta në Zvërnec/ Reagon fort ministri: Rojet të ndiqen penalisht…

31/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!