Wednesday, August 26, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Nuk duan të rrëzojnë Ramën”/ Berat Buzhala befason me “prapaskenat” e përplasjes për Zvërnecin!

by Rilindje
03/06/2026
in TË TJERA
“Nuk duan të rrëzojnë Ramën”/ Berat Buzhala befason me “prapaskenat” e përplasjes për Zvërnecin!

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala ka qenë së fundmi në Zvërnec, në fshatin që për momentin është kthyer në një nga pikat më të përfolura në Shqipëri dhe më gjerë në rajon, për shkak të diskutimeve rreth një investimi të madh turistik.

Në një analizë të gjatë në rrjetet sociale, ai ka komentuar edhe protestat e ditëve të fundit, të cilat nga Zvërneci janë zhvendosur tashmë në Tiranë dhe janë bërë më masive. Këto protesta, Buzhala i ka “përkthyer” si lëvizje shumë më komplekse, ku janë bashkuar motive të ndryshme dhe shpesh të kundërta pes tyre.

“Dua të them diçka që nuk po nënvizohet mjaftueshëm përgjatë ditëve të fundit. Kjo që po shohim këtu nuk është një protestë për të mbrojtur ambientin, për të rrëzuar Edi Ramën apo për promenadën. Për mendimin tim është shumë më e komplikuar.

Protesta është zhvilluar si një kishë politike, xhami politike. Për mendimin tim, secili protestues po shkon aty për hallin e vet. Secili besimtar i kësaj proteste po shkon aty me hallin e vet, me lutjen e vet, me inatin e vet, me frikën e vet dhe po shpreson që në fund, kur të ndodhë përmbysja e madhe politike, Zoti politik shpreson që t’ia plotësojë atij”, ka thënë Buzhala i cili më tej gjatë fjalës së tij është ndalur dhe të emra konkretë e figura të njohura pubike të cilat janëb ërë pjesë e debatit këto ditët e fundit.

Ai është ndalur te Arlind Qorri, të cilin e përshkruan si përfaqësues të një qasjeje më radikale kundër sistemit ekonomik dhe kapitalizmit në tërësi, jo domosdoshmërisht vetëm kundër një projekti konkret. Më pas përmend edhe Alfred Cakon dhe Sazan Gurin, duke i lidhur me një diskurs që, sipas tij shpesh zhvendoset nga çështja konkrete drejt narrativave më të gjera dhe më virale në rrjete sociale.

Thelbi i analizës së tij është se kjo nuk është një bashkim për një ide të përbashkët për Shqipërinë e së nesërmes, por një “koalicion negativ”, i bashkuar vetëm kundër një pushteti të sotëm.

Sipas tij, në të njëjtin shesh bashkohen ambientalistë, opozitarë, nostalgjikë të sistemeve të vjetra, radikalë ideologjikë dhe figura që kërkojnë vëmendje mediatike, por secili me synim krejt të ndryshëm.

NGA KATEGORIA

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar pas takimit me Ramën: Ishte zotni…
TË TJERA

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar pas takimit me Ramën: Ishte zotni…

25/08/2026
Priti 5 orë për të takuar kryeministrin/ I moshuari tregon bisedën me Ramën: I thashë, je…
TË TJERA

Priti 5 orë për të takuar kryeministrin/ I moshuari tregon bisedën me Ramën: I thashë, je…

24/08/2026
I mbushur plot me pushues! Ky është plazhi më i PREFERUAR i turistëve…
TË TJERA

I mbushur plot me pushues! Ky është plazhi më i PREFERUAR i turistëve…

22/08/2026
“E di ku t’i fus fiqtë”/ Gazetari Arian Konomi përplaset me Edi Ramën në Vuno: Truprojat…
TË TJERA

“E di ku t’i fus fiqtë”/ Gazetari Arian Konomi përplaset me Edi Ramën në Vuno: Truprojat…

21/08/2026
Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…
TË TJERA

Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…

20/08/2026
Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen…
TË TJERA

Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen…

20/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Jep DORËHEQJEN nga PD/ Kush është demokratja që merr “postin” e bujshëm nga Qeveria Rama…
EDI RAMA

“Afati i fundit 25 shtatori!”/ Qeveria Rama jep lajmin e mirë për mjekët dhe infermierët…

26/08/2026
Preken edhe Shqiptarët! LAJM I KEQ nga SHBA, drejt anulimit masiv të 200 mijë…
BOTA

Preken edhe Shqiptarët! LAJM I KEQ nga SHBA, drejt anulimit masiv të 200 mijë…

26/08/2026
Nis aksioni nga veriu në jug! Pas takimit me ministrat, Rama e bën “fakt” LËVIZJEN e radhës…
EDI RAMA

Nis aksioni nga veriu në jug! Pas takimit me ministrat, Rama e bën “fakt” LËVIZJEN e radhës…

26/08/2026
LAJM I MIRË për Shqipërinë! E pabesueshme çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 7 muajve…
POLITIKË

LAJM I MIRË për Shqipërinë! E pabesueshme çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 7 muajve…

26/08/2026
Kryeministri Rama e thotë troç: S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të…
EDI RAMA

Pas takimeve në Pogradec/ Rama kryen LËVIZJEN tjetër, të premten…

26/08/2026
“Rama ka marrë fund”/ Ish-ambasadori befason me paralajmërimin: Shtatori sjell goditje të mëdha…
POLITIKË

“Rama ka marrë fund”/ Ish-ambasadori befason me paralajmërimin: Shtatori sjell goditje të mëdha…

25/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!