Një incident ka ndodhur në ditën e 13-të të protestës kombëtare, ku raportohet se një person ka provokuar protestuesit dhe më pas është larguar.
I riu kishte me vete një qen të racës pitbull dhe ka nisur të ofendojë protestuesit, ndërsa këta të fundit kanë reaguar menjëherë.
Sipas “JOQ Albania”, bëhet fjalë për djalin e ish-deputetit të PS-së, Paulin Sterkaj. Fillimisht ai ka provokuar dhe ofenduar influencerën Dea Mishel, të cilës iu drejtua me fjalët: “E ke lexuar Aristotelin ti që del në protestë?”
Ndërsa Dea Mishel i është përgjigjur me “Po”, situata degradoi, pasi djali i ish-deputetit i është kthyer turmës së protestuesve me ofendime të rënda dhe thirrje politike, duke bërtitur: “Rroftë Rama, i hani atë…”
Më pas ai është larguar me vrap, pasi po ndiqej nga protestuesit. Është dashur ndërhyrja e policisë, e cila shmangu një përballje fizike.












