Tuesday, August 25, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës! Ja si iu përgjigj SPAK…

by Rilindje
07/07/2026
in SHOWBIZ
Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës! Ja si iu përgjigj SPAK…

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka kërkuar pas lindjes së fëmijës shtyrjen e seancës së sotme dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 63 ditë sipas raportit shëndetësor.

Avokati i të pandehurës, Gurali Brahimllari, argumentoi se Xoxa ndodhet në pamundësi për tu njohur me përmbajtjen e materialeve dhe për të komunikuar lirshëm me mbrojtësit pas lindjes me operacion. Sipas Brahimllarit, vullneti i Xoxës është ai i shprehur në kërkesën drejtuar gjykatës, ndërsa gjendja e saj shëndetësore nuk i mundëson një pjesëmarrje në proces.

“Vullneti i znj. Xoxa është ai i shprehur në kërkesën drejtuar gjykatës. Ajo ka qenë në pamundësi për t’u njohur me përmbajtjen e tyre. Edhe më parë ka qenë me raport mjekësor, por ne kemi përgatitur dhe kemi punuar për kërkesat paraprake. E pandehura ka shprehur qëndrimin e saj, duke bërë të ditur faktin se më 29 qershor ka kryer lindje me operacion dhe nuk mund të komunikojë lirshëm dhe privatisht me mbrojtësit, ndaj nuk mund të realizohet një mbrojtje efektive. Kërkohet shtyrja e seancës deri në përfundimin e raportit të paaftësisë për punë. Sipas Kodit të Punës, kërkohet shtyrja e procesit deri në shuarjen e kësaj problematike. Ligji garanton 63 ditë leje pas lindjes. Sa më sipër, në këtë situatë faktike, duke qenë në pamundësi për të siguruar një mbrojtje efektive, kërkohet pezullimi i procesit, bazuar në të drejtën e çdo nëne”, tha avokati Gurali Brahimllari.

Sipas kërkesës së depozituar në gjykatë, Xoxa argumenton se dëshiron të jetë personalisht e pranishme në proces për të garantuar një mbrojtje efektive dhe nuk autorizon avokatët që ta përfaqësojnë në mungesë.

“Kërkoj të jem personalisht e pranishme dhe nuk autorizoj mbrojtësit e mi të vijojnë mbrojtjen time pa praninë time”, ka thënë Xoxa përmes një deklarate.

Nga ana tjetër, SPAK e ka kundërshtuar kërkesën e Xoxës, duke i kërkuar GJKKO që ta ndajë çështjen e saj nga Veliaj dhe të pandehurit e tjerë.

Prokurori Altin Dumani deklaroi se janë krijuar kushtet për vijimin e procesit gjyqësor dhe se kërkesa e avokatëve të të pandehurës për pezullimin e gjykimit deri në përfundimin e lejes së lindjes nuk parashikohet nga ligji.

Duke folur për kërkesën e Xoxës për të qenë e pranishme në proces, Dumani tha se ligji i referohet vetëm shtyrjes së seancës, ndërsa pezullimi i gjykimit nuk është një masë e parashikuar në këtë rast.

NGA KATEGORIA

VENDIMI I PAPRITUR i vajzës së Beqajt! Heq dorë nga shtetësia shqiptare
SHOWBIZ

VENDIMI I PAPRITUR i vajzës së Beqajt! Heq dorë nga shtetësia shqiptare

07/08/2026
Zi në familjen e Behar Merës, aktori humb njeriun e zemrës në moshë të re…
SHOWBIZ

Zi në familjen e Behar Merës, aktori humb njeriun e zemrës në moshë të re…

05/08/2026
“Refuzuam Jennifer Lopez për koncert në Tiranë”/ Ministri zbulon ARSYET…
SHOWBIZ

“Refuzuam Jennifer Lopez për koncert në Tiranë”/ Ministri zbulon ARSYET…

21/07/2026
Askush nuk e priste! Ja çfarë ndodhi dje në “mes” të koncertit të Kanye West në Tiranë…
SHOWBIZ

Askush nuk e priste! Ja çfarë ndodhi dje në “mes” të koncertit të Kanye West në Tiranë…

12/07/2026
Aktivisti zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do këndojë. Ngatërron Shqipërinë me…
SHOWBIZ

Aktivisti zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do këndojë. Ngatërron Shqipërinë me…

11/07/2026
Ndër reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Kanye West mbërrin në Tiranë/ Shiko momentin kur…
SHOWBIZ

Ndër reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Kanye West mbërrin në Tiranë/ Shiko momentin kur…

11/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Rama ka marrë fund”/ Ish-ambasadori befason me paralajmërimin: Shtatori sjell goditje të mëdha…
POLITIKË

“Rama ka marrë fund”/ Ish-ambasadori befason me paralajmërimin: Shtatori sjell goditje të mëdha…

25/08/2026
Nuk ndalet puna! Kryeministri Rama nxjerr PAMJET nga rruga e re në qytetin…
EDI RAMA

Nuk ndalet puna! Kryeministri Rama nxjerr PAMJET nga rruga e re në qytetin…

25/08/2026
Berisha zbulon lëvizjen e PD për zgjedhjet e 2027, flet për Alimehmetin dhe Braçen…
POLITIKË

Berisha zbulon lëvizjen e PD për zgjedhjet e 2027, flet për Alimehmetin dhe Braçen…

25/08/2026
“SHKUNDEN” DISA QYTETE NË VEND! Tërmeti “prek” disa zona në Shqipëri, ja magnituda
AKTUALITET

“SHKUNDEN” DISA QYTETE NË VEND! Tërmeti “prek” disa zona në Shqipëri, ja magnituda

25/08/2026
E FUNDIT/ Vjen lajmi FANTASTIK për administratën publike! Qeveria sapo hap…
AKTUALITET

E FUNDIT/ Vjen lajmi FANTASTIK për administratën publike! Qeveria sapo hap…

25/08/2026
Nuk pritej nga askush! Rama ZBULON lajmin: Në Shqipëri, do të hapet…
EDI RAMA

Një ditë pas takimit/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, u kërkon ministrave që…

25/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!