Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Braho i tregon Gjin Gjonit derën e SPAK: Nëse keni prova për Edi Ramën…

by Rilindje
15/07/2026
in AKTUALITET
Braho i tregon Gjin Gjonit derën e SPAK: Nëse keni prova për Edi Ramën…

Kryeprokurori i SPAK, Klodjan Braho u ka theksuar këtë të mërkurë deputetëve në Komisionin për Nismat Qytetare, se askush nuk është imun nga hetimet e strukturës që ai drejton, ndaj ka ftuar ligjvënësit dhe këdo tjetër, nëse ka prova për cilindo funksionar të shtetit, të bëjë kallëzim.

Konkretisht, deputeti opozitar Gjin Gjoni, dikur ish-gjyqtar i Republikës, i ka drejtuar disa pyetje kryeprokurorit të SPAK dhe veçanërisht për librin “Albanian Files”, në të cilin opozita pretendon se kryeministri Edi Rama del hapur në shkelje flagrante të ligjit.

“Nuk kam asnjë koment për pyetjen e parë. Nëse dikush ka prova për cilindo është I ftuar të kallëzojë në SPAK. Asnjë person nuk është imun. Kushti është nevoja hetimore dhe prova”, tha Klodjan Braho.

Ai ju përgjigje edhe pyetjeve për pastrimin e parave, veprimtarinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një pretendimi të deputetit Gjin Gjoni, se pronat e konfiskuara njerëzve të krimit, kanë përfunduar sërish në duart e tyre.

Gjin Gjoni: Niveli I korrupsionit dhe problematikave, sipas të dhënave të BE korrupsioni prek të gjitha nivelet e qeverisjes. Një nga çështjet është se nga vendi 80 kemi shkuar në vendin 91 te Transparence International. Çështje e prekshme që PD e ka sjellë si kallëzim dhe është objekt i protestës që është përditë në shesh dhe një nga çështjet është Albanian Files. Në perceptimin tuaj si drejtues i prokurorisë së posaçme, mosvajtja, mosthirrja e kryeministrit qoftë si person që ka dijeni qoftë për inceneratorët, lidhjet e krimit me politikën a ju vë në pikëpyetje paanshmërinë e punës suaj?

Klodjan Braho: Nuk kam asnjë koment për pyetjen e parë. Nëse dikush ka prova për cilindo është I ftuar të kallëzojë në SPAK. Asnjë person nuk është imun. Kushti është nevoja hetimore dhe prova.

Gjin Gjoni: A është nisur një hetim nga ana juaj për Albanian Files ndaj kryeministrit, sepse zotëria në fjalë e paraqet si një arritje të madhe. Kush janë personat që kanë porositur këto projekte? Dhe çfarë lidhje kanë me kryeministrin e Shqipërisë? Si janë bërë pagesat e kostove dhe projektet që sot nuk janë miratuar Akoma? A është shqetësim pastrimi I parave në Shqipëri duke qenë se në kontaktet e përditshme që kemi ne me bizneset e ndershme, çështja e pastrimit të parave po deformon ekonominë? A është shqetësim për ju rënia e euros me 32 pikë që ndikon në çdo familje?

Gjin Gjoni: A mendoni që BKH në veprimtarinë e saj duhet të shtrihet edhe në zonat bregdetare kur ka çështje të pastrimit të parave apo në zona që kanë ndjeshmëri të madhe në krimin e organizuar?

Klodjan Braho: Çështja e pastrimit të parave është shqetësim për ne. Ne kemi bërë një matje risku dhe është vlerësuar nga ne si me risk të lartë. Dhe përfshihet në çështje prioritare të SPAK. Hetimet e fundit tregojnë se kemi qasje ndaj fenomene kriminale. Ato dëmtojnë ekonominë e ndershme, rrisin potencialin e krimit të organizuar dhe është ky produkt që të çon te korrupsioni.

Gjin Gjoni: Dhe një pyetje të fundit për pronat e sekuestruara. Në vëzhgimin tim rezulton që pavarësisht punës që ka bërë SPAK pronat përfundojnë në duart e atyre që I kanë pasur. E keni shqetësim?

Klodjan Braho: BKH ka nevojë të konsolidohet më tej. Vizioni jonë është të shtojmë dhe funksione të tjera dhe të jetë funksional 100 përqind. Mund të vijë një moment që ka nevojë për zgjerim, por kjo nuk e pengon BKH të vazhdojë. Roli i SPAK është deri tek fillimi I konfiskimit dhe procesi tjetër kryhet nga agjencia përkatëse. SPAK nuk ka kompetenca te ekzekutimi penal sepse kjo është kompetencë e gjykatave. Ka një komitet ndërinstitucional ku SPAK ka një anëtar. Nuk kam dijeni për ndonjë rast konkret që persona që u është sekuestruar pasuria ka kaluar në ato duar. Nëse do ketë do ketë hetim nga SPAK.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kobëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 5 persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, 3 motra dhe një foshnjë…

13/11/2026
Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm
AKTUALITET

Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm

13/11/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Pllakos zia në mjekësi/ Humb jetën doktori i mirënjohur në qytetin…

13/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026
Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
EDI RAMA

Rama i hoqi drejtimin e PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë: Mos u…

15/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!