Tuesday, August 18, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Kur merr fund vapa ekstreme? Ndryshimi DRASTIK i motit, Sinoptikania zbulon gjithçka…

by Rilindje
20/07/2026
in AKTUALITET
Kur merr fund vapa ekstreme? Ndryshimi DRASTIK i motit, Sinoptikania zbulon gjithçka…

Shqipëria po përjeton ditët e fundit të valës së të nxehtit afrikan, me temperatura që kanë arritur deri në 42 gradë Celsius në disa zona.

Por situata pritet të ndryshojë ndjeshëm gjatë kësaj jave, pasi një masë ajrore e freskët nga veriu i Evropës do të sjellë ulje të temperaturave, reshje dhe erë në pjesën më të madhe të vendit.

Sinoptikania Lajda Porja bëri me dije se dita e sotme mbetet nën ndikimin e temperaturave ekstreme, me vlera të larta kryesisht në zonat e ulëta dhe jugore.

“Edhe sot na pret një ditë mjaft e nxehtë, jemi ende në ndërtimin e valës së nxehtë afrikane. Shumë qytete të ultësirës perëndimore do të shënojnë temperatura nga 39 deri në 40 gradë, ndërsa priten 41 gradë në qarqet e Gjirokastrës dhe Beratit dhe deri në 42 gradë në zona të izoluara të Elbasanit.”-u shpreh Porja.

Sipas sinoptikanes, temperaturat e larta shoqërohen edhe me net tropikale, ku në shumë qytete vlerat minimale nuk zbresin nën 20 gradë. Zonat malore dhe verilindore do të jenë disi më të freskëta, me temperatura rreth 33-36 gradë.

Ndryshimi i ndjeshëm i motit nis nga dita e mërkurë, kur një masë ajrore e freskët me origjinë nga veriu i Evropës do të depërtojë drejt Ballkanit. Temperaturat pritet të ulen ndjeshëm, duke kaluar nga mbi 40 gradë në rreth 30 gradë në fundjavë.

“Të mërkurën një masë shumë e freskët me origjinë nga veriu i Evropës do të sjellë freskim të menjëhershëm. Nga 41-42 gradë që kemi sot, dita e premte do të sjellë maksimum jo më shumë se 30 gradë, pra një rënie me rreth 12 gradë.”-tha ajo.

Përveç uljes së temperaturave, priten edhe reshje shiu. Rrebeshet do të nisin gjatë natës së të martës në zonat veriore dhe verilindore, ndërsa gjatë së mërkurës dhe të enjtes do të prekin zonat qendrore dhe malore, përfshirë edhe kryeqytetin.

Dita e premte pritet të jetë më problematikja, pasi reshjet e dendura mund të përfshijnë të gjithë territorin, duke prekur edhe zonat bregdetare. Paralelisht me reshjet, era do të jetë prezente duke nisur nga mbrëmja e së martës.

Fundjava do të sjellë një përmirësim të motit, me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por me temperatura shumë më të ulëta dhe më të qëndrueshme, që nuk pritet të kalojnë 30 gradë Celsius.

NGA KATEGORIA

Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…
AKTUALITET

Hapen vende të reja pune në shtet/ Ministri jep njoftimin e rëndësishëm…

17/08/2026
E bujshme/ Aeroporti i Rinasit thyen një tjetër REKORD, zbulohet…
AKTUALITET

E bujshme/ Aeroporti i Rinasit thyen një tjetër REKORD, zbulohet…

17/08/2026
Kur mbarojnë punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ Ministri tregon gjithçka…
AKTUALITET

Kur mbarojnë punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ Ministri tregon gjithçka…

17/08/2026
E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përmbyset në mes të rrugës
AKTUALITET

E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përmbyset në mes të rrugës

17/08/2026
Kontrolle “blic”/ Policia e Shtetit në aksion! Vendos mijëra gjoba dhe bllokon…
AKTUALITET

Kontrolle “blic”/ Policia e Shtetit në aksion! Vendos mijëra gjoba dhe bllokon…

16/08/2026
Damian Gjiknuri jep lajmin e mirë për banorët në kryeqytet: Janë lëshuar…
AKTUALITET

Damian Gjiknuri jep lajmin e mirë për banorët në kryeqytet: Janë lëshuar…

16/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…
AKTUALITET

Hapen vende të reja pune në shtet/ Ministri jep njoftimin e rëndësishëm…

17/08/2026
Pas ndarjes me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend shkon për…
POLITIKË

Pas ndarjes me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend shkon për…

17/08/2026
E bujshme/ Aeroporti i Rinasit thyen një tjetër REKORD, zbulohet…
AKTUALITET

E bujshme/ Aeroporti i Rinasit thyen një tjetër REKORD, zbulohet…

17/08/2026
Kur mbarojnë punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ Ministri tregon gjithçka…
AKTUALITET

Kur mbarojnë punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ Ministri tregon gjithçka…

17/08/2026
E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përmbyset në mes të rrugës
AKTUALITET

E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përmbyset në mes të rrugës

17/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Qeveria Rama merr vendim, sapo shkarkohet nga detyra…
POLITIKË

18 vite karrierë në Policinë e Shtetit, ministri jep VENDIMIN: Ja kush merr “postin” e bujshëm…

17/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!