Tuesday, July 28, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Dalin detaje “sekrete”/ Çfarë përmban dokumenti “BESA” i kryeministrit Edi Rama

by Rilindje
26/07/2026
in EDI RAMA
Dalin detaje “sekrete”/ Çfarë përmban dokumenti “BESA” i kryeministrit Edi Rama

Dokumenti strategjik “BESA”, që kryeministri Edi Rama u prezantoi dje anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar socialist, parashikon krijimin e një sërë strukturash dhe mekanizmash të rinj që synojnë të ndryshojnë mënyrën e funksionimit të qeverisë dhe administratës publike.

Sipas dokumentit, të cilin Top Channel e disponon, një prej strukturave kryesore është Njësia BESA, e cila do të funksionojë pranë strukturës ekzistuese të planifikimit strategjik në Kryeministri. Roli i saj do të jetë koordinimi i zbatimit të metodës BESA, duke lidhur standardet, të dhënat dhe raportimin mes institucioneve, pa cenuar kompetencat e ministrive apo institucioneve të tjera.

Dokumenti parashikon gjithashtu krijimin e platformës publike “Flamingo Mirror” (Pasqyra e Flamingove), e konceptuar si një ndërfaqe dixhitale dygjuhëshe ku do të publikohen dokumente, konsultime, evidenca, afate, zotime dhe rezultatet e vendimeve me interes të lartë publik. Sipas dokumentit, platforma synon të rrisë transparencën dhe të luftojë dezinformimin përmes publikimit të të dhënave dhe dokumentacionit shoqërues.

Një tjetër mekanizëm i propozuar është Barometri Kombëtar i Besimit, i cili përshkruhet si një instrument i pavarur për matjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve. Rezultatet e tij do të shërbejnë si tregues i performancës institucionale, ndërsa metodologjia dhe të dhënat e agreguara do të bëhen publike.

Po ashtu, dokumenti propozon ngritjen e Laboratorit të Politikave Publike, një mekanizëm që do të përdoret për testimin e reformave në shkallë të kufizuar përpara zbatimit të tyre në nivel kombëtar. Sipas dokumentit, laboratori nuk do të jetë një institucion i ri, por një instrument për pilotimin e politikave publike dhe vlerësimin e efekteve të tyre përpara marrjes së vendimeve përfundimtare.

NGA KATEGORIA

Dalin DETAJE nga takimi me Ramën/ Zbulohet “porosia” e kryeministrit, vendoset…
EDI RAMA

Dalin DETAJE nga takimi me Ramën/ Zbulohet “porosia” e kryeministrit, vendoset…

27/07/2026
Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

“Një pagë ekstra menjëherë!”/ Rama tregon LAJMIN E MIRË: Ja kush përfiton…

27/07/2026
VIDEO/ Edi Rama nuk ndalet! Që në mëngjes Kryeministri kryen LËVIZJEN urgjente…
EDI RAMA

VIDEO/ Edi Rama nuk ndalet! Që në mëngjes Kryeministri kryen LËVIZJEN urgjente…

27/07/2026
“Pronarë të protestës”/ Reagon Edi Rama: Edhe pak me vonesë, duhet të dini dy gjëra…
EDI RAMA

Rama i çon “selam” protestuesve: Deri në vitin 2029 rrini poshtë zyrës time…

26/07/2026
Tirana zien nga protestat! Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Zvërnec…
EDI RAMA

A do japësh dorëheqjen? Rama i përgjigjet protestuesve: Ja kush është vendimi im final…

26/07/2026
“Jam thellësisht i trishtuar!”/ Rama ndan LAJMIN E TRISHTË që ka ndodhur: Në emër të Qeverisë…
EDI RAMA

“Jam thellësisht i trishtuar!”/ Rama ndan LAJMIN E TRISHTË që ka ndodhur: Në emër të Qeverisë…

26/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Dalin DETAJE nga takimi me Ramën/ Zbulohet “porosia” e kryeministrit, vendoset…
EDI RAMA

Dalin DETAJE nga takimi me Ramën/ Zbulohet “porosia” e kryeministrit, vendoset…

27/07/2026
Tentoi që të ndalonte Agron Shehajn që i mori dokumentin, momenti kur këshilltarja rrëzohet keq nga shkallët…
AKTUALITET

Tentoi që të ndalonte Agron Shehajn që i mori dokumentin, momenti kur këshilltarja rrëzohet keq nga shkallët…

27/07/2026
Armët që ka në dorë Edi Rama në betejën e shpallur me drejtësinë
POLITIKË

Kryeministri nuk ndalet! Rama kryen LËVIZJEN: Në fund të korrikut gati…

27/07/2026
4 orë në SPAK/ Taulant Balla zbulon çfarë dëshmoi: U premtova djemve të BKH-së që…
POLITIKË

Taulant Balla ka një thirrje urgjente për SPAK-un: Arrestoni këtë deputet…

27/07/2026
Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

“Një pagë ekstra menjëherë!”/ Rama tregon LAJMIN E MIRË: Ja kush përfiton…

27/07/2026
Mori dokumentin konfidencial, PS me “dorë të hekurt”/ Kërkesa urgjente për SPAK-un…
AKTUALITET

Mori dokumentin konfidencial, PS me “dorë të hekurt”/ Kërkesa urgjente për SPAK-un…

27/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!