Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Ligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Çfarë thotë eksperti…

by Rilindje
27/07/2026
in AKTUALITET
Ligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Çfarë thotë eksperti…

Euro do të jetë monedha zyrtare e Shqipërisë pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Kjo parashikohet në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili është hedhur për konsultim publik dhe për herë të parë përfshin një kapitull të veçantë që rregullon kalimin nga leku te euro.

Ekonomisti Gentian Beqiri vlerëson se adoptimi i euros dhe anëtarësimi në eurozonë do të sjellin përfitime të rëndësishme për ekonominë shqiptare, duke ulur kostot e transaksioneve, eliminuar rrezikun e kursit të këmbimit dhe forcuar stabilitetin financiar.

“Pavarësisht se ne nuk jemi pjesë, por Euro është pjesë e ekonomisë dhe ndërkohë ne nuk kemi përfitimet e të qenurit në eurozonë që të kemi nivel shumë të ulët të interesave bankare. Nuk kemi rrezikun e kursit të këmbimit. Kursi i këmbimit është shumë i luhatshëm dhe i paparashikueshëm. Ka kosto për të këmbyer monedhën. Pra, bërja pjesë e euros i eliminon këto”, tha ai.

Sipas tij, përfshirja e Shqipërisë në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore do të krijojë më shumë siguri dhe standarde më të larta për ekonominë e vendit.

“Kur je pjesë e një ekonomie më të madhe, një ekonomi e vogël si Shqipëria bëhet pjesë e një sigurie dhe një standardi më të lartë se sa kemi aktualisht. Bërja pjesë do të thotë që ne të përfitojmë, duke pasur edhe një pjesë të vogël përqindje të caktuar në bazë të shërbimeve që do të kemi si pasojë e fitimit. Pra, ka patjetër shumë e shumë anë pozitive.”, tregon eksperti.

Eksperti thekson gjithashtu se anëtarësimi në eurozonë do të sjellë një ndarje më të qartë të përgjegjësive mes qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë në hartimin e politikës monetare.

“Deri në këtë moment ne kemi parë shumë ndërhyrje, pra nuk e kemi të ndarë me thikë rolin e qeverisë, të politikës dhe rolin e Bankës së Shqipërisë. Si pasojë e kësaj, këto do të jenë shumë të qarta.”

Projektligji, që ndodhet në fazën e konsultimit publik, synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Ai parashikon gjithashtu rritjen e kapitalit të Bankës së Shqipërisë.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kobëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 5 persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, 3 motra dhe një foshnjë…

13/11/2026
Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm
AKTUALITET

Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm

13/11/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Pllakos zia në mjekësi/ Humb jetën doktori i mirënjohur në qytetin…

13/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
EDI RAMA

Rama i hoqi drejtimin e PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë: Mos u…

15/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!