Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Nga veriu në jug! Vendimi i befasishëm i Qeverisë: Pezullohen të gjitha…

by Rilindje
31/07/2026
in AKTUALITET
Mbi 245 mijë familje marrin “çekun” me lekë/ Qeveria Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e djeshme një vendim të befasishëm, i cili do të futet në fuqi pas 15 ditësh dhe urdhëron pezullimin e menjëhershëm të punimeve në zona turistike, deri në përfundim të sezonit veror. Vendimi ka efekt deri më 15 Shtator.

Sipas VKM-së, gjatë periudhës së pezullimit, në zonat turistike pezullohen:

a) të gjitha punimet në karriera, pikat e nxjerrjes, përpunimit dhe shfrytëzimit të inerteve, si dhe çdo aktivitet i lidhur me to;

b) të gjitha punimet e ndërtimit, nga faza e hedhjes së themeleve dhe gërmimit, deri në përfundimin e ngritjes së karabinasë së objektit;

c) të gjitha punimet e ndërtimit, që shkaktojnë zhurma, pluhur apo ndikime të tjera negative në mjedis.

Periudha e pezullimit për sezonin turistik 2026 fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026. Sipas këtij vendimi, periudha e pezullimit do të përllogaritet si afat shtesë mbi afatin e lejes së ndërtimit/zhvillimit, për secilën leje ndërtimi/zhvillimi apo leje ushtrimi aktiviteti, që u është dhënë subjekteve apo që do t’u jepet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Për lejet e ndërtimit ose të aktiviteteve të tjera, të dhëna përpara hyrjes në fuqi të ligjit, bashkitë dhe Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ose autoritetet e tjera kompetente, me kërkesë të subjekteve zhvilluese, miratojnë shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve/aktiviteteve, duke marrë në konsideratë kohëzgjatjen e pezullimit, të miratuar me këtë vendim.

Nga pezullimi përjashtohen:

a) punimet e rifiniturave të brendshme dhe punimet e vogla, që kryhen pas përfundimit të ngritjes së karabinasë, të pajisura me lejet përkatëse, për aq sa nuk shkaktojnë ndotje akustike, pluhur ose ndikime të tjera negative në mjedis;

b) ngritja apo sistemimi i kantiereve, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

Këto punime kryhen brenda fashës orare 08:00–17:00.

Zonat ku zbatohet pezullimi i punimeve të ndërtimit dhe i aktiviteteve të lidhura me to përfshijnë brezin bregdetar, sipas përkufizimit të legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, qendrat historike, zonat e mbrojtura, me funksion turistik, dhe qendrat urbane turistike. Territore të tjera, ku gjatë sezonit turistik regjistrohet fluks i lartë turistësh ose zhvillohen aktivitete turistike, përcaktohen me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për turizmin dhe ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Pezullimi zbatohet gjithashtu edhe ndaj aktiviteteve të lidhura me punimet e ndërtimit, të cilat zhvillohen jashtë zonave të përcaktuara në këtë pikë, kur, për shkak të natyrës, vendndodhjes ose mënyrës së ushtrimit të tyre, ndikojnë ose mund të ndikojnë në zhvillimin normal të aktivitetit turistik në këto zona, duke shkaktuar zhurmë, pluhur, ndotje ose efekte të tjera të ngjashme.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, njësitë e vetëqeverisjes vendore, njësitë inspektuese pranë njësive të vetëqeverisjes vendore, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi. Ai është publikuar dje dhe ka hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kobëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 5 persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, 3 motra dhe një foshnjë…

13/11/2026
Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm
AKTUALITET

Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm

13/11/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Pllakos zia në mjekësi/ Humb jetën doktori i mirënjohur në qytetin…

13/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
EDI RAMA

Rama i hoqi drejtimin e PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë: Mos u…

15/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!