Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përmbysur në mes të rrugës. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulancat, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen. Pritet që në vijim një njoftim dhe më shumë detaje nga aksidenti.












