Menjëherë pas sulmeve iraniane të ndodhura ndaj Jordanisë, çmimi i naftës ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke kaluar 90 dollarë për fuçi.
Mëngjesin e së hënës, çmimet e naftës u rritën menjëherë në tregtinë e hershme aziatike pasi SHBA-të goditën Iranin për herë të parë në më shumë se një muaj, me Iranin që më pas u hakmor kundër bazave amerikane në Jordani.

Përshkallëzimi mes vendeve filloi të dielën kur forcat amerikane goditën dy raketahedhës iranianë në ishullin Larak, i cili ndodhet brenda Ngushticës së Hormuzit. Sipas një zëdhënësi amerikan, sulmi erdhi pasi IRGC u pa “duke u përgatitur për të hedhur raketa me mina detare në Ngushticën e Hormuzit”.
Javën që lamë pas, presidenti presidenti Trump bëri me dije se SHBA-të kishin përfunduar pastrimin e minave nga Ngushtica dhe paralajmëroi se çdo anije ose varkë që vendos mina të reja do të “shkatërrohej menjëherë dhe sistematikisht”.
Menjëherë Irani iu përgjigj sulmeve duke lëshuar raketa balistike dhe dronë në bazat ushtarake amerikane në Jordani.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat jordaneze njoftuan se mbrojtja e tyre ajrore kishte kapur dhe shkatërruar tetë raketa pasi ato hynë në hapësirën ajrore jordaneze.












