Është shoqëruar me tensione protesta e 94-të para Kryeministrisë, ku qytetarët e pranishëm janë përplasur me efektivët që janë në krye të detyrës, duke tentuar të hynë brenda Kryeministrisë.
Paraprakisht bëhet me dije se kryeministri Edi Rama ndodhet brenda godinës së bashku me disa zyrtarë. Burime për mediat thonë se në terren kanë zbarkuar efektivët e Komisariatit nr.1 si dhe të forcave “Shqiponja”.
Ndryshe nga ditët e mëparshme, sot qytetarët kanë ndryshuar agjendën e protestës, duke mos mbajtur fjalime para Kryeministrisë, por duke rrethuar hyrjen dhe daljen e godinës.
“Shqipëria kërkon Revolucion!” dëgjohen qytetarët duke brohoritur qytetarët njëzëri.
Ndryshimi i agjendës së qytetarëve, që përkon me ditën 94-të të protestës dhe ditën e parë të shtatorit, raportohet se ka kapur të papërgatitur zyrtarët, përfshirë këtu dhe Ramën. Bëhet me dije se automjeti i Edi Ramës ndodhej i ndezur pranë hyrjes kur papritmas zona u rrethua nga qytetarët të cilët kërkojnë të futen brenda Kryeministrisë.
Pavarësisht këmbënguljes së qytetarëve, efektivët e Policisë së Shtetit bëjnë thirrje që hapin rrugën. Mirëpo të pranishmit deri më tani kanë zgjedhur të mos largohen duke kërkuar në kor dorëheqjen e kryeministrit të tij si dhe ndryshim të klasës politike.












