Është përshkallëzuar situata e protestës së sotme para Kryeministrisë, ku raportohet për përplasje mes efektivëve që janë në terren dhe qytetarëve që kanë rrethuar Kryeministrinë.
Raportohet se blutë kanë kërkuar nga qytetarët që të lirojnë Kryeministrinë, kërkesë e cila është refuzuar nga protestuesit të cilët po vijojnë më qëndresën para godinës, duke lënë të bllokuar brenda godinës kryeministrin dhe zyrtarët e tjerë.
Paraprakisht raportohet se Policia ka shoqëruar një qytetar të pranishëm në protestë, identifikimi i të cilit deri më tani nuk është bërë akoma.
Në zonë janë dislokuar forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe të FNSH-së, ndërsa së fundmi ka mbërritur edhe një autobot uji.
Që në nisje të protestës, qytetarët ndryshuan skenarin e përhershëm dhe vijuan marshimin drejt rrugicës “Ismail Qemali” duke tentuar të bëjnë një rrethim të godinës kryeministrisë.
Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit qëndrojnë përpara godinës së Kryeministrisë.
Rama brenda godinës/ “Surpriza” në protestën e 94-të! Qytetarët ndryshojnë agjendë, rrethohet…












