Bien akuzat për krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Gjatë shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, trupi gjykues konstatoi se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, një nga kushtet për cilësimin e veprimeve si krime kundër njerëzimit.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, deklaroi kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.
Gjykata theksoi gjithashtu se nuk është bindur që personat e shënjestruar mund të cilësohen si popullatë civile, një tjetër element i rëndësishëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.












