Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përpara nisjes së punimeve të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian që zhvillohet në Dublin, Irlandë.
Në mbërritje të samitit, Rama dha një prononcim për mediat, ku ndër të tjera foli edhe zhvillimet ndërkombëtare dhe luftën në Ukrainë.
“Është bërë një gabim shumë i madh që diplomacia iu është lënë në dorë të tjerëve dhe ka një përqendrim vetëm te mbështetja ushtarake për Ukrainën, që është gjëja e duhur për t’u bërë, pa mbajtur të hapur një kanal bisedimi me Rusinë”, deklaroi Rama.

Samiti i Komunitetit Politik Europian mbledh liderë nga vende të ndryshme të kontinentit për të diskutuar sfidat e përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit politik e të sigurisë në Europë.












