Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Vajza e Jakup Krasniqit prek me mesazhin pas vendimit të TURPSHËM: Dënuan ÇLIRIMTARËT…

by Rilindje
16/09/2026
in BOTA
Vajza e Jakup Krasniqit prek me mesazhin pas vendimit të TURPSHËM: Dënuan ÇLIRIMTARËT…

E gjithë shqiptaria priste sot që kjo e mërkurë të ishte festë ku më në fund do të vendosej nga Gjykata Speciale liri për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët luftuan për të mbrojtur tokën dhe popullin e tyre.

Mirëpo një vendim i turpshëm erdhi nga kjo gjykatë e cila dënoi pamëshirë me 25 vite burg presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, po me 25 vite burg, Jakup Krasniqin, ndërkohë që për dy ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjykata Speciale shqiptoi vendimin me 18 vite burg për Kadri Veselin dhe me 13 vite burg për Rexhep Selimin.

Pas këtij vendimi i cili ka zhytur në trishtim të thellë të gjithë shqiptarët ka ardhur dhe reagimi i vajzës së Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, e cila ka shprehur zhgënjimin e saj, duke përcjellë kështu edhe qëndrimin e familjes për babain e saj dhe tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

Mes dhimbjes, ajo e cilëson vendimin si një padrejtësi të rëndë dhe thotë se pavarësisht dhimbjes së shkaktuar nga aktgjykimi, besimi i saj në pafajësinë e babait dhe në figurën e tij nuk është lëkundur.

》Reagimi i plotë i vajzës së Jakup Krasniqit:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot, në qytetin e drejtësisë, ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli.

Në një gjykatë që ne e konsiderojmë të padrejtë, politike, raciste dhe kriminale, u dha një vendim po aq i padrejtë, politik, racist dhe kriminal. Ky vendim, perfundimisht, ndryshon historinë e Republikës së Kosovës, i vendosë një njollë të zezë UÇK-së dhe barazon viktimën me agresorin.

Katër burra që i kthyen armët kundër armikut, jo për të pushtuar e as për pushtet, por për të mbrojtur pragun e shtëpisë që digjej e shkatërrohej; për të mbrojtur familjarët që dhunoheshin, përdhunoheshin, torturoheshin e vriteshin; që zhdukeshin e dëboheshin nga trojet e tyre.

UÇK-ja luftoi kundër kasapit të Ballkanit, kundër një prej ushtrive më të përgjakshme të rajonit, kundër një makinerie ushtarake që kreu gjenocid në Kosovë. E megjithatë, sot u dënuan çlirimtarët.

Në këtë gjykatë te padrejt, sot u dënua zëdhënësi i UÇK-së, ndërsa homologu i tij i atëhershëm, Ivica Daçiq, vazhdon të jetë i lirë dhe të jetojë krejt mirë në Beograd. Ky eshte vec nje tjeter tregues i qarte per natyren paragjykuese dhe politike te po kesaj politike.

Natyrisht, ky vendim na ka lënduar dhe na ka zhgënjyer, Por kurrë nuk do të na thyejë dhe kurrë nuk do të na dorëzojë.

Unë jetoj dhe do të vdes me bindjen time të plotë në pafajësinë dhe çiltërsinë e babait tim, Hashimit, Kadriut dhe Rexhës.

Krenaria mbetet. E vërteta mbetet.

Ne do ta vazhdojmë luften për liri dhe drejtesi!

81 VITE burg për Çlirimtarët që i sollën lirinë Kosovës! Këto janë akuzat dhe dënimet totale…

NGA KATEGORIA

Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…
BOTA

Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…

12/11/2026
“Jep dorëheqjen o kriminel”/ Militantët e Berishës e presin me protestë Ramën në Irlandë, e qëllojnë me…
BOTA

“Jep dorëheqjen o kriminel”/ Militantët e Berishës e presin me protestë Ramën në Irlandë, e qëllojnë me…

11/11/2026
“BE nuk po i mbyll sytë”/ Bashkimi Europian BEFASON me reagimin për protestuesit…
BOTA

“BE nuk po i mbyll sytë”/ Bashkimi Europian BEFASON me reagimin për protestuesit…

11/11/2026
Dy javë pasi u lirua nga qelia, Fredi Beleri dorëzon kërkesën për…
BOTA

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i…

10/11/2026
E bujshme/ Shqipëria një hap më pranë Europës, Komisioni Evropian kërkon të heqë…
BOTA

E bujshme/ Shqipëria një hap më pranë Europës, Komisioni Evropian kërkon të heqë…

10/11/2026
Askush nuk e priste! Strasburgu i jep të drejtë Belerit, ja DËNIMI për shtetin shqiptar…
BOTA

Askush nuk e priste! Strasburgu i jep të drejtë Belerit, ja DËNIMI për shtetin shqiptar…

10/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026
“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…
POLITIKË

“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!