Monday, October 5, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Kjo është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë tregon vendimin e tij: Kurrë nuk…

by Rilindje
05/10/2026
in EDI RAMA
“Kjo është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë tregon vendimin e tij: Kurrë nuk…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se është e pabesueshme që përfaqësues të një pushteti të pavarur heqin dorë nga kompetencat e tyre për shkak të përplasjes me një pushtet tjetër.

Rama tha se Gjykata Kushtetuese ka kompetencën të konstatojë shkeljet e Kushtetutës, por jo t’i përcaktojë Kuvendit formulën që duhet të miratojë.

“Është e pabesueshme se si përfaqësues të një pushteti të pavarur, thjesht dhe vetëm për inat të palës tjetër, dorëzojnë me këtë kollajllëk pushtetin e tyre te një pushtet tjetër. Dhe kjo nuk ka lidhje thjesht dhe vetëm me atë çfarë flasim sot për pagat e gjyqtarëve. Kjo ka lidhje me ekuilibrin e pushteteve të pavarura në një republikë parlamentare. Dua të kthehem te një debat që kemi pasur këtu, lidhur me një kolege, Olta Xhaçkën, për rastin e së cilës kam sjellë me vete disa fjalë të Komisionit të Venecias, se besoj që janë shumë të sakta për të udhëhequr arsyen tonë si përfaqësues të një pushteti të pavarur, të gjithë së bashku. Kompetenca e Gjykatës Kushtetuese, si një organ gjyqësor dhe jo politik, nuk duhet të ndërhyjë në sferën e ligjvënësit kushtetues, i cili ka kompetencën ekskluzive për të krijuar norma të reja kushtetuese. Kufiri ndërmjet interpretimit të një norme ekzistuese dhe krijimit të një norme të re nuk është gjithmonë i lehtë për t’u përcaktuar, por duhet shmangur perceptimi i një gouvernement des juges, pra i një qeverisjeje të gjyqtarëve. Kompetenca për të krijuar norma të reja kushtetuese i përket pushtetit ligjvënës, ndërsa Gjykatës Kushtetuese i përket kompetenca për të interpretuar në mënyrë autoritative normat. Me fjalë shumë të thjeshta, Gjykata Kushtetuese është arbitri. Ajo mund ta ndalojë lojën, mund të konstatojë shkeljen, mund ta anulojë golin, por nuk mund ta marrë topin dhe të thotë: ‘Topi është imi. Penalltinë do ta gjuaj unë’. Gjykata Kushtetuese, si një pushtet tjetër i pavarur, është e pavarur prej nesh këtu si pushtet ligjvënës dhe është e pavarur prej nesh si pushtet ekzekutiv, për të na treguar se kur e ngremë dorën gabim. Por, nëse ne ngremë dorën gabim dhe Gjykata Kushtetuese na thotë: ‘Me këtë ngritje dore u shkel kjo normë, prandaj kjo normë rrëzohet’, Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i thotë kurrë, në asnjë rast dhe për asnjë arsye, një pushteti të pavarur si ai i Kuvendit se si duhet ta ngrejë dorën. Kjo nuk ndodh. ‘Dhe tani ngrije dorën për tekstin që ta kam shkruar unë, për formulën që kam zgjedhur unë dhe për shumën që kam vendosur unë’, Gjykata Kushtetuese nuk ia thotë dot Kuvendit të Shqipërisë”, tha Rama.

NGA KATEGORIA

“Shqipëria në fokus!”/ Kryeministri Rama më 29 shtator shkon në Bruksel, çfarë pritet…
EDI RAMA

Kryeministri nuk ndalet! Rama zbulon “nismën e re” në vendin tonë: Në Shqipëri do të…

05/10/2026
Drejt përfundimit, Rama që në mëngjes jep LAJMIN e MIRË: Ura e re në këtë qytet…
EDI RAMA

Drejt përfundimit, Rama që në mëngjes jep LAJMIN e MIRË: Ura e re në këtë qytet…

04/10/2026
Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…
EDI RAMA

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…

03/10/2026
Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…
EDI RAMA

Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…

02/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Jemi në fazën përfundimtare”/ Rama jep lajmin për mediat gjermane: Së shpejti, në Shqipëri…

02/10/2026
Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…
EDI RAMA

Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…

01/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Kjo është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë tregon vendimin e tij: Kurrë nuk…
EDI RAMA

“Kjo është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë tregon vendimin e tij: Kurrë nuk…

05/10/2026
“Shqipëria në fokus!”/ Kryeministri Rama më 29 shtator shkon në Bruksel, çfarë pritet…
EDI RAMA

Kryeministri nuk ndalet! Rama zbulon “nismën e re” në vendin tonë: Në Shqipëri do të…

05/10/2026
Drejt përfundimit, Rama që në mëngjes jep LAJMIN e MIRË: Ura e re në këtë qytet…
EDI RAMA

Drejt përfundimit, Rama që në mëngjes jep LAJMIN e MIRË: Ura e re në këtë qytet…

04/10/2026
Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

E bujshme/ Sali Berisha nuk pret më nga SPAK, aleatët opozitarë i çojnë në tryezë…

04/10/2026
Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…
EDI RAMA

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…

03/10/2026
Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….
SHOWBIZ

Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….

03/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!