Tuneli i Krrabës do të funksionojë me një tub, me qarkullim në të dyja drejtimet, duke filluar nga e mërkura, 7 tetor, për një periudhë maksimale prej 20 ditësh.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kufizimet ndërmerren pasi janë planifikuar kryerje punimesh për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të Tunelit të Krrabës.

Punimet do të nisin në tubin e drejtimit Elbasan–Tiranë, ndërsa tubi Tiranë–Elbasan do të përdoret për qarkullimin e mjeteve në të dyja drejtimet.
Gjatë ditës, nga ora 06:00 deri në 21:00, qarkullimi do të vijojë normalisht me të dy tubat në funksion.
Për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e qarkullimit, në objekt do të jetë i pranishëm stacioni i Policisë Rrugore, nga ora 21:00 deri në orën 06:00 të ditës pasardhëse.












