Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se sot pasdite (e shtune) dhe nesër (të diel) priten reshje shiu intensive kryesisht në jug të vendit, veçanerisht në qarkun Vlorë.
Ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në të gjithë qarqet reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata, referuar njoftimit zyrtar.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Durrës dhe Vlorë.
Përsa u përket temperaturave të ajrit, sot, ditë e shtunë, ato minimale dhe maksimale pritet të arrijnë në bregdet: 18 / 20°C, në vendet e ulëta: 17 / 20°C dhe në vendet malore: 12 / 17°C.
Sot pasdite dhe nesër (e diel, dt. 11) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë. Instituti i Gjeoshkencave informon se sot dhe nesër nuk ka rrezik për zjarre në të gjitha qarqet e vendit. Shiko grafikun më poshtë:













