Bordi i Transparencës ka vendosur të ndryshojë sërish çmimin e naftës dhe të benzinës. Kështu nafta është ulur me 2 lekë, ndërsa benzina është rritur me 1 lekë.
Në tregun me pakicë një litër naftë do të shitet me 211 lekë/litër, nga 213 që ishte një ditë më parë, ndërsa benzina do të shitet me 195 lekë/litër për litër nga 194 që u vendos dje.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 12:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.












