Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar, ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare ku pritet dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare në disa fusha të ndryshme.
Axhenda parashikon takime të kryediplomatit Sa’ar me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Niko Peleshi dhe homologun Ferit Hoxha.
Marrëveshja përkon me disa kontrata mes Shqipërisë dhe kompanive izraelite në fushën e tregtisë, sigurisë kibernetike, novacionit, menaxhimit të ujit, energjisë, shëndetësisë dhe bujqësisë, sqarohet në faqen zyrtare të Ministrisë izraelite.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të forta. Tirana ka shprehur mbështetje për Izraelin, duke e shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste dhe duke dënuar sulmet terroriste të Hamasit”, përfundon njoftimi.













