Esmeralda Hasani, lektore universitare dhe eksperte në planifikimin e projekteve dhe mbledhjen e fondeve, raportohet se është emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Emri i saj ka “rrjedhur” në disa media, por një propozim zyrtar nga Kryeministria ende nuk është bërë publik. Me Vlora Hysenin në akuzë dhe tashmë një drejtuese e liruar nga detyra në Shërbimin Informativ të Shtetit, duke se Esmeralda Hasani nuk është një propozim që ka rrjedhur krejt rastësisht.
Njerëz pranë institucionit, raportojnë se Esmeralda Hasani është mike e Vlora Hysenit dhe është angazhuar në SHISH pak kohë përpara arrestimit të drejtueses nga SPAK.
Esmeralda Hasani është Konsulente e Lartë në Zyrën e Kryeministrit dhe ofron ekspertizë në planifikimin e projekteve dhe mbledhjen e fondeve. Sipas biografisë në projekte të ndryshme ku ajo ka marrë pjesë, raportohet se kanë qenë Anëtare e Lartë e Forumit të Projekteve Evropiane që nga viti 2014 dhe shërben si Lektore Universitare në të Drejtën Evropiane në Universitetin Marin Barleti.
Esmeralda Hasani zotëron mirë të gjithë procesin e rrugës së Shqipërisë drejt statusit të kandidatit. Ajo është një eksperte e pavarur e kërkimit dhe inovacionit të Komisionit Europian dhe e përfshirë në mënyrë aktive në projekte kërkimore, arsimore dhe inovative, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në bashkëpunim me kompani, universitete dhe qendra kërkimore kryesore në mbarë botën.












