Një moment prekës nga protesta është kur një e moshuar që po kalonte në mënyrë të rastësisshme u tremb nga shpërthimet dhe goditjet gjatë protestës.
Në momentin kur ajo trembet, një prej studentëve përfaqësues i afrohet dhe e përqafon të moshuarën duke e qetësuar dhe duke i ofruar siguri.
Më pas studentët e ndihmojnë që ajo të kalojë e qetë dhe pa probleme duke lënë pas frikën që e kapi fillimisht. Një moment emocionues që tregon shumë dhe jep një mesazh të bukur nga ana e protestuesve.
Protesta po vijon edhe ditën e sotme me përplasje ndaj policisë duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.












