Tirana e shkatërruar plotësisht, jane pamjet te cilat e kane kthyer kryeqytetin sikur te jete ne gjendje lufte. Gjithe institucionet jane shkaterruar nga studentet, ndersa qendrat tregtare, bizneset dhe automjete jane ne flake duke krijuar destabilitet ne vend.
Së fundmi protestuesit u kanë vënë flakën dhe disa makinave të bashkisë së Tiranës të cilat po pastronin në Rrugën e Durrësit.
Mediat raportojnë se e gjithë Rruga e Durrësit është e shkatërruar në një skenë lufte ku çdo gjë digjet dhe e pushtuar nga tymi e flakët. Qytetarët e kësaj zone po largohen për shkak të tymit e flakëve.
Qytetarët shprehen të revoltuar për shkak të djegies dhe shkatërrimit të bizneseve dhe dyqaneve aty pranë.
Zemërimi i protestës studentore në Tiranë, që ka filluar prej orëve të para të mëngjesit, nuk ka kursyer as ministrinë e Drejtësisë.
Disa të rinj kanë thyer xhamat e jashtëm të katit të parë të ministrisë së Drejtësisë dhe më pas kanë ndezur një zjarr që përfshin edhe mjedise të brendshme të institucionit.













