Një lajm i trishtë ka mbërritur nga Fieri së fundmi pasi mësohet se është ndarë nga jeta stomatologu i njohur Dhionis Gjika.
Lajmi i trishtë është mësuar mbrëmjen e djeshme nga faqja Radio Fieri Pelari e cila shkruan se Fieri humbi një nga njerëzit më të përkushtuar ndaj qytetarëve, një person human i cili do të kujtohet jo vetëm si doktor por dhe për vlerat njerëzorë.
Ndërkaq mësohet se ceremonia e varrimit për stomatologun do të bëhet mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 në varrezat e qytetit të Fierit. Ndërsa familja Gjika pret vizita sot dhe nesër në Home Funeral Emini.
Stafi “RILINDJE.info” i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.













