Thursday, October 15, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Janë orë të vështira”/ Rama REAGON për herë të parë për studentët që i “vunë flakën” Tiranës…

by Rilindje
15/10/2026
in EDI RAMA
“Janë orë të vështira”/ Rama REAGON për herë të parë për studentët që i “vunë flakën” Tiranës…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas ditës së dytë të protestës së studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë, e cila u shoqërua me konfrontime dhe akte që shkaktuan dëme të mëdha materiale, nga bizneset deri te institucionet.

Rama ka zgjedhur të reagojë këtë mëngjes nga zyrat e Kolegjit të Europës, te Piramida, si një simbol, sipas tij, të rrugës që Shqipëria ka zgjedhur drejt BE-së.

Por, nga ana tjetër, Rama tha se aktet nuk i përkasin studentëve, por opozitës, e cila, sipas tij, kërkon ta lërë Shqipërinë pas.

“Deri dje kjo ishte zyra e Kolegjit të Europës, shkollës së Europës së Bashkuar, që e çelëm në Shqipëri së bashku me udhëheqësit europianë të pranishëm në Tiranë. Sot kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë duart e studentëve. Studentët janë e ardhmja, ata që shohin larg dhe që duan të shkojnë më larg dhe më shpejt. Janë gjithnjë të mirëpritur dhe ne jemi gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje.

Këto janë duar të tjera, duart që përpiqen ta ulin Shqipërinë sa herë ajo ngrihet. Këto janë duart e një opozite, e cila, me maska të verbërisë përpara, me zjarr dhe hekur, kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku nuk kthehet kurrë, nga aty ku të gjithë ne së bashku e nxorëm dhe prej ku po e ngjisim drejt majës historike për të gjithë shqiptarët në breza, në BE.

Qëlloi që kjo zyrë e Kolegjit të Europës të jetë sot simboli i gjithçkaje që Tirana dhe Shqipëria po shohin në këto orë të vështira. Janë orë të vështira që do t’i kalojmë të gjithë së bashku, sepse Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e saj drejt Europës dhe nuk do të bjerë në ato duar.

Kushdo që mendon se ligji është larg, gabon. Përgjegjësia përpara ligjit është e gjithsecilit. Kushdo që ka dorë do të paguajë, sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Edhe e kaluara që u rikthye në këto orë në qendër të Tiranës, si një fantazmë që bën përherë atë që duan ata që të na ulin, e ardhmja është e studentëve dhe e shqiptarëve”, tha Rama.

https://rilindje.info/wp-content/uploads/2026/10/AQMGCB4s3SO9k4sflkBNe9wZ3TsIf9Y5Y3WGUPeRfOoZ46xqvl-fcJoXMLKvJJQjQFthNxhqDgU4nrY8oob6ncHa-FwgVet7yUjIlGgfpn5Qeg.mp4

NGA KATEGORIA

Studentët i dhanë ultimatum për DORËHEQJE, Edi Rama i përgjigjet: Do bëjmë këtë gjë…
EDI RAMA

Studentët i dhanë ultimatum për DORËHEQJE, Edi Rama i përgjigjet: Do bëjmë këtë gjë…

15/10/2026
Edi Rama mblodhi me urgjencë ministrat, çfarë i tha kryeministri për studentët? Dyshimet dhe…
EDI RAMA

Edi Rama mblodhi me urgjencë ministrat, çfarë i tha kryeministri për studentët? Dyshimet dhe…

14/10/2026
Rama jep lajmin e mirë nga Luksemburgu: Brenda këtij viti…
EDI RAMA

Rama jep lajmin e mirë nga Luksemburgu: Brenda këtij viti…

13/10/2026
Rama merr “sinjalin”/ Bashkimi Europian i thotë “PO” Shqipërisë, deri në shkurt…
EDI RAMA

Kryeministri nuk ndalet! Rama jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë, çfarë po ndodh në Luksemburg…

13/10/2026
Çfarë do të ndodhë në sezonin e ri? Dokumenti që zbulon sfidën e socialistëve…
EDI RAMA

“Marrëveshje me shtetin e madh!”/ Kush ndodhet sot në Tiranë për të takuar Ramën…

12/10/2026
Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…
EDI RAMA

Rregullore e re/ Ministrja me “dorë të hekurt”, masa të reja NDALUESE për nëpunësit

12/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Studentët i “vënë flakën” Tiranës/ Reagojnë NDËRKOMBËTARËT: Amerikanët, britanikët dhe gjermanët…
BOTA

Studentët i “vënë flakën” Tiranës/ Reagojnë NDËRKOMBËTARËT: Amerikanët, britanikët dhe gjermanët…

15/10/2026
Gjimnazistët gati për “luftë”, shkatërrojnë gjithçka tek Pazari i Ri, asnjë efektiv në rrugë
AKTUALITET

Gjimnazistët gati për “luftë”, shkatërrojnë gjithçka tek Pazari i Ri, asnjë efektiv në rrugë

15/10/2026
E FUNDIT/ Nxënësit boshatisin bankat e shkollës për protestën, PLAS KEQ te “Petro Nini”…
AKTUALITET

E FUNDIT/ Nxënësit boshatisin bankat e shkollës për protestën, PLAS KEQ te “Petro Nini”…

15/10/2026
ANULOHET seanca plenare/ Kaosi pushton vendin! BOSHATISEN gjimnazet e Tiranës, nxënësit nisën drejt…
AKTUALITET

ANULOHET seanca plenare/ Kaosi pushton vendin! BOSHATISEN gjimnazet e Tiranës, nxënësit nisën drejt…

15/10/2026
Plas “shkëndija” në Kamëz/ Zhvillim i papritur që në mëngjes, studentët dhe gjimnazistët bëjnë këtë gjë…
AKTUALITET

Plas “shkëndija” në Kamëz/ Zhvillim i papritur që në mëngjes, studentët dhe gjimnazistët bëjnë këtë gjë…

15/10/2026
Studentët i dhanë ultimatum për DORËHEQJE, Edi Rama i përgjigjet: Do bëjmë këtë gjë…
EDI RAMA

Studentët i dhanë ultimatum për DORËHEQJE, Edi Rama i përgjigjet: Do bëjmë këtë gjë…

15/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!