Vendimi për të pezulluar mësimin këtë të enjte është shoqëruar me tensione te gjimnazi “Petro Nini”, ndërsa rrethanat e tensioneve mbeten të paqarta.
Burime për mediat bëjnë me dije se për shkak të tensioneve, efektivët që janë në terren kanë shoqëruar një person,raportohet se i shoqëruar është një nxënës. Ndërkohë që nxënësit janë nisur në drejtim të Kuvendit, aty ku është thirrur për t’u mbajtur protesta e sotme studentore.
Sakaq mësohet se ditën e sotme kanë bojkotuar mësimin nxënës të gjimnazeve të Kamzës si dhe ato të Tiranës, konkretisht: “Ismail Qemali”, “Partizani” si dhe “Petro Nini”, si dhe studentët e universiteteve si shtetërore dhe ato privatet.












