Ndonëse studentët ditën e djeshme i dhanë ultimatum nga rrugët e Tiranës për dorëheqje, këtë mëngjes Edi Rama ka reaguar nga ambientet e zyrës së Kolegjit të Europës, e cila u shkrumbua gjatë tubimit të djeshëm.
Duke i ftuar të rinjtë të dialogojnë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, Rama shprehet se shkatërrimi i vendit nuk është bërë nga studentët, por sipas tij, pas gjithë rrëmujës fshihet opozita.
“Këto janë duar që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë përpiqet të shkojë lart. Këto janë duart një opozite që me maska të verbërish para kërkojnë ta rikthejnë Shqipërinë aty ku nuk do të rikthehet kurrë. Kërkojnë ta rikthejnë në humnerën nga ku e nxorrëm dhe ku po e ngjisim, drejt ëndrrës në breza, BE. Kolegji i Europës ndodh sot të jetë simboli.”, tha Rama












