“Shkëndija” e parë e protestës së sotme vjen nga Kamza, ku gjimnazistët kanë bojkotuar masivisht mësimin dhe kanë dalë në protestë.
Kjo e enjte i ka gjetur gjimnazet e Kamzës të boshatisura pasi nxënësit janë bërë bashkë dhe janë nisur në drejtim të Tiranës për të përkrahur protestën studentore që sot hyn në ditën e saj të tretë dhe do të mbahet para Kuvendit.
Protesta pritet të shtrihet më tej në të gjithë Tiranën, ashtu siç ndodhi edhe dy ditë më parë, kur nxënës të shkollave të mesme dhe studentë iu bashkuan tubimeve kundër qeverisë duke kerkuar doreheqjen e kryeminiatrit Edi Rama.
Bojkotin e mesimit e kane bere edhe gjimnazet e Tiranes pasi edhe Ismail Qemali eshte boshatisur, me nxenes qe i jane bashkuar protestes se studenteve duke bere qe situata te dale jashte kontrollit.
Bojkoti i mësimit dhe dalja e gjimnazistëve në rrugë vjen në vijim të protestave të të rinjve, të cilat ditët e fundit janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.
Diten e djeshme Tirana ishte nê kaos total pasi shume institucione publike ishin ne dhune dhe flake nga protestuesit duke krijuar destabilitet ne vend.












