Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj do të jetë kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Binaj i cili tha se u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive opozitare.
“E konfirmoj pa diskutim kandidimin. I qëndroj asaj që kam thënë në nëntorin e kaluar, kur u anuluan zgjedhjet. Jam kandidat i pavarur që ua kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive të opozitës, për të krijuar një bashkëpunim që ka të njëjtin qëllim, por mënyra të ndryshme”, deklaroi Binaj.
Binaj shpalli kandidaturën përballë Ogerta Manmastiruliut pasi kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, Kandidatura e Binajt u mbështet dhe nga PD-ja, por zgjedhjet u anuluan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i njohu Veliajt të drejtën për të vijuar detyrën në krye të bashkisë së Tiranës.












