Sunday, November 8, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Protestuesit kërkojnë largimin e kastës së vjetër, PS-PD nesër kryejnë LËVIZJEN e fundit…

by Rilindje
08/11/2026
in POLITIKË
Protesta për Zvërnecin/ Berisha zbulon “sekretin” e Ramës, ja çfarë pritet të bëjë nesër në…

Në një kohë kur të rinjtë kanë dalë në rrugë duke kërkuar largimin e klasës së vjetër politike, dy partitë që kanë dominuar politikën shqiptare për më shumë se tri dekada rikthehen në të njëjtën tryezë për të përcaktuar rregullat e zgjedhjeve të ardhshme.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, të cilat përplasen çdo ditë në Parlament dhe në deklarata publike, do të ulen nesër të bisedojnë për Reformën Zgjedhore për të diskutuar rregullat e garës elektorale.

Pas një periudhe të gjatë pa mbledhje, Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore pritet të rikthehet në aktivitet të hënën, më 9 nëntor.

Takimi vjen para zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027, kur qytetarët do të zgjedhin drejtuesit e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Në qendër të diskutimeve do të jetë përshtatja e legjislacionit zgjedhor me ndryshimet që lidhen me organizimin territorial dhe vetëqeverisjen vendore.

Megjithatë, përtej çështjeve teknike, reforma mbart një peshë të rëndësishme politike. Në një klimë ku besimi ndaj partive tradicionale po vihet në diskutim nga protestat studentore, PS dhe PD mbeten dy aktorët kryesorë që negociojnë ndryshimet në rregullat e sistemit zgjedhor.

Një nga çështjet që pritet të shkaktojë debat është mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të këshillave bashkiakë. Partia Demokratike kërkon lista plotësisht të hapura, në mënyrë që qytetarët të votojnë drejtpërdrejt kandidatët e preferuar, duke shmangur përcaktimin e renditjes së tyre vetëm nga drejtuesit e partive.

Bashkëkryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se PD synon një sistem të ri zgjedhor që garanton përfaqësimin proporcional të forcave politike në nivel kombëtar. Sipas tij, parimi i listave të hapura duhet të zbatohet edhe për këshillat bashkiakë, duke ndryshuar modelin aktual të listave të mbyllura.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste nuk ka paraqitur ende një propozim konkret për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Përfaqësues të mazhorancës kanë lënë të hapur mundësinë që procesi të vijojë edhe pa konsensusin e opozitës, në rast se diskutimet nuk prodhojnë një marrëveshje.

Reforma Zgjedhore është kthyer gjithashtu në një kërkesë të përsëritur të institucioneve ndërkombëtare. Në raportin e fundit të progresit për Shqipërinë, Komisioni Evropian ka evidentuar se një pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias vijojnë të mbeten të pazbatuara. Brukseli kërkon një reformë gjithëpërfshirëse përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027, duke theksuar nevojën për trajtimin e problemeve të evidentuara ndër vite në proceset zgjedhore. Kjo përfshin edhe pjesëmarrjen e forcave të tjera politike në diskutime, përtej PS-së dhe PD-së.

Por koha për të realizuar ndryshimet është e kufizuar. Mandati i Komisionit të Posaçëm përfundon në fund të nëntorit, ndërsa mazhoranca ka sinjalizuar se nuk parashikon një tjetër shtyrje të afatit. I ngritur në nëntor të vitit të kaluar, komisioni ka arritur deri tani të hartojë vetëm një projektligj të posaçëm për financimin e partive politike, ndërsa çështjet kryesore që lidhen me sistemin zgjedhor mbeten ende të pazgjidhura.

NGA KATEGORIA

“Do të përjashtoj nga PS”/ Takimi 30-minutësh “kokë më kokë” i Ramës me Braçen, çfarë ndodhi brenda zyrës…
POLITIKË

A do të kandidojë Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës? Deputeti habit me deklaratën dhe zbulon çfarë kërkon…

08/11/2026
Përfundon numërimi i votave/ Historike në PD! Kush bëhet gruaja e parë në krye të degës në qytetin…
POLITIKË

Përfundon numërimi i votave/ Historike në PD! Kush bëhet gruaja e parë në krye të degës në qytetin…

08/11/2026
Përfundon numërimi i votave, KUSH zgjidhet në krye të PD-së në Korçë…
POLITIKË

Përfundon numërimi i votave, KUSH zgjidhet në krye të PD-së në Korçë…

08/11/2026
Berisha premton: Kur të mos jem mirë nga mendja do iki nga “kreu” i PD
POLITIKË

Berisha premton: Kur të mos jem mirë nga mendja do iki nga “kreu” i PD

07/11/2026
“Krijon buxhet të dedikuar”/ Rama befason me LËVIZJEN e fundit…
POLITIKË

“Krijon buxhet të dedikuar”/ Rama befason me LËVIZJEN e fundit…

07/11/2026
Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…
POLITIKË

Po iku Rama, kush do të vijë? Ja si përgjigjet Sali Berisha…

06/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Protesta për Zvërnecin/ Berisha zbulon “sekretin” e Ramës, ja çfarë pritet të bëjë nesër në…
POLITIKË

Protestuesit kërkojnë largimin e kastës së vjetër, PS-PD nesër kryejnë LËVIZJEN e fundit…

08/11/2026
Ndryshojnë rregullat për punësimet në administratë/ Çfarë duhet të dini…
TË TJERA

Ndryshojnë rregullat për punësimet në administratë/ Çfarë duhet të dini…

08/11/2026
Asnjë tolerancë/ Nis aksioni nga veriu në jug! Qeveria: Ja kush do të penalizohet…
AKTUALITET

Asnjë tolerancë/ Nis aksioni nga veriu në jug! Qeveria: Ja kush do të penalizohet…

08/11/2026
Athinë – Shqipëri për 4 orë e gjysmë/ Super autostrada e re që shkurton kohën…
BOTA

Athinë – Shqipëri për 4 orë e gjysmë/ Super autostrada e re që shkurton kohën…

08/11/2026
LAJM I MIRË/ Bashkimi Europian “zgjidh qesen”, zbulohet sa miliona merr Shqipëria…
BOTA

LAJM I MIRË/ Bashkimi Europian “zgjidh qesen”, zbulohet sa miliona merr Shqipëria…

08/11/2026
Kujdes nëse fluturoni me Ryanair! Nga 10 nëntori ndodh NDRYSHIMI…
TË TJERA

Kujdes nëse fluturoni me Ryanair! Nga 10 nëntori ndodh NDRYSHIMI…

08/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!