Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre lidhur me situatën politike në vend.
“News24” mëson se bisedimet me kreun e shtetit janë zhvilluar në dy ditë të ndryshme, ku protestuesit kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe kanë paraqitur propozimet për zgjidhjen e situatës.
Mes kërkesave të parashtruara para Presidentit Begaj është “shpërndarja e Parlamentit” dhe “krijimi i një qeverie tranzitore” me mandat 1-vjeçar.
Sipas protestuesve, qeveria tranzitore do të kishte si detyrë kryesore përgatitjen e vendit për zgjedhje të parakohshme parlamentare.












