Drejtoresha e Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), Manjola Hasa ka dalë ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u ofruar studentëve dialog.
Hasa u shpreh se ftesa për dialog është e hapur për të gjithë studentët, të rinjtë dhe qytetarët që dëshirojnë të zhvillojnë një bisedë me kreun e qeverisë.
Ajo theksoi se ndodhej në terren në emër të qeverisë, duke nënvizuar se të gjithë ata që janë të interesuar për dialog me kryeministrin janë të mirëpritur.
“Ka studentë, të rinj, qytetarë që janë të interesuar të dialogojnë. Unë jam këtu. Unë nuk jam këtu të flas në cilësinë e vendimmarrëses. Jam në emër të qeverisë. Qytetarët që duan të bëjnë këtë dialog me kryeministrin janë të mirëpritur, i kanë dyert e hapura”, tha Manjola Hasa.












