Kryeministri Edi Rama i cilësoi aktet e dhunës në protestën e 8 ditëve në Shqipëri si të orkestruara nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm, me synimin për të destabilizuar Shqipërinë dhe vende të tjera të Evropës.
Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, Rama deklaroi se përshkallëzimi i dhunës, me përdorimin e gurëve dhe zjarrit, përbën një fenomen që, sipas tij, lidhet me zhvillimet edhe në vende të tjera evropiane.
Rama premtoi paketë masash ndihmëse për studentë që i plotësojë kriteret, që nga pagesa e 50 për qind të qirasë e deri te kreditë me interes zero për çiftet e reja. Por nga ana tjetër kreu i qeverisë përsëriti kërcënimin për studentët që ushtruan dhunë ndaj institucionet dhe bankat të cilët siç tha do të shlyejnë çdo dëm të shkaktuar.
“Kjo është vetëm njëra anë e medalje, ana tjetër është që të gjithë ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit do ta kenë hijen e shtetit pas deri kur të shlyejnë dëmin që kanë bërë”, njoftoi Rama.












