Wednesday, October 21, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Kryeministri nuk ndalet! Rama që në mëngjes ka një MESAZH për studentët dhe protestën e “flaktë”…

by Rilindje
21/10/2026
in EDI RAMA
DORËHEQJE? Edi Rama reagon dhe merr VENDIMIN e tij të fundit: Unë…

Ndonëse dje studentë dhe pedagogë refuzuan që të dialogonin me të, kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish karrige para Kryeministrisë me mbishkrimin “Dialog”.

Teksa dakordësohet për mbajtjen e protestave, për të disatën herë kryeministri thekson se asnjë nga arsyet nuk e justifikon dhunën dhe bën ftesë që të dialogohet mes palëve, ndërsa shton se dhunuesit do të përballen me ligjin për dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë këtyre ditëve.

“Ka një mijë një pakënaqësi, ka njëmijë e një halle, një mijë e një probleme  mund të ketë dhe një mijë e një arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun. Për dialogun mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhe, mes njerëzish që kanë të njëjtën shtëpi për përbashkët, mes njerëzish që duan të njëjtën gjë në fund të fundit: si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë.”, shprehet Rama në videon e postuar mëngjesin e sotëm.

Edhe pse u refuzua haptazi ditën e djeshme nga studentët edhe pedagogët e vendit, Rama sërish sot këmbëngul për të dialoguar, në mënyrë që të gjendjet një zgjidhje për një Shqipëri sa më të mirë. Ndërsa shprehet se çdo dhunues do të marrë përgjigjen që i takon përsa i përket akteve të dhunës, për dëmtimin që u kanë shkaktuar bizneseve dhe institucioneve gjatë këtyre ditëve.

“E drejta e protestës është e pamohueshme. Dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri. Dora ime është shtrirë për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga unë dhe që mendojnë ndryshe nga shumica e terrorizuar nën trysninë e dhunës.

Por, në të njëjtën kohë, çdo gjë që kërkojmë të bëjmë më mirë, çdo gjë që kërkojmë të bëjmë më shumë, çdo gjë që kërkojmë të bëjmë më shpejt, bëhet me punë, bëhet me të ardhurat nga puna, bëhet duke i çuar ato të ardhura aty ku janë problemet që kërkojnë zgjidhje. Distanconi nga dhuna dhe, nga ana tjetër, çdo dhunues do të marrë përgjigjen.

Përgjigja nuk do të vonojë dhe do të jetë konstante; përgjigja do të jetë ligjore, përgjigja do të jetë financiare. Kush dëmton pronën e përbashkët do të paguajë. Kush dëmton pasurinë e tjetrit do të paguajë. Shqipëria është e të gjithëve; në Shqipëri secili do ta ketë vendin e vet, por, nga ana tjetër, liria e askujt nuk mund të shtrihet aty ku fillon liria e tjerëve. E drejta e askujt nuk mund të imponohet aty ku të tjerët kanë drejtë të jetojnë nën qiellin e përbashkët të bashkëjetesës demokratike dhe të bashkëjetesës paqësore.” thekson Rama.

Nga ana tjetër, qindra studentë e pedagogë pritet të bëhen sërish bashkë sot në orën 10:00 të mëngjesit para Politeknikut, ku pastaj njëjtë si dje, do marshojnë në drejtim të Kryeministrisë ku do përballen dhe me karriget dhe ftesën për dialog të Edi Ramës.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e protestuesve për kryeministrin, nëse ata do ta refuzojnë sërish sot apo jo. Vlen për t’u theksuar se në rrjet kanë qarkulluar thirrje se studentë dhe pedagogë kanë zgjedhur të boshatisin auditoret deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama.

NGA KATEGORIA

Zgjedhje të parakohshme? Dorëheqje? Edi Rama nga Rinasi me urgjencë pritet të flasë për…
EDI RAMA

Parlamenti do të zhvillohet të enjten/ Edi Rama nuk do të jetë në sallë. Zbulohet…

20/10/2026
Studentë e pedagogë i kthyen përmbys karriget e “dialogut”, REAGON me shpejtësi Rama: Duan…
EDI RAMA

Studentë e pedagogë i kthyen përmbys karriget e “dialogut”, REAGON me shpejtësi Rama: Duan…

20/10/2026
“Jep dorëheqjen deri në mesditë, ose ndryshe…”, studentët i vendosin ultimatum Edi Ramës
EDI RAMA

A do japë dorëheqjen Edi Rama? Ministri zbulon detaje ç’po ndodh brenda qeverisë…

20/10/2026
Rama bën GJESTIN e pazakontë për protestën/ Çfarë ndodhi tek Kryeministria…
EDI RAMA

Rama bën GJESTIN e pazakontë për protestën/ Çfarë ndodhi tek Kryeministria…

20/10/2026
Edi Rama mblodhi me urgjencë ministrat, çfarë i tha kryeministri për studentët? Dyshimet dhe…
EDI RAMA

Protestat rrëzojnë Qeverinë? Reagon me URGJENCË Edi Rama, iu tregoj gjithçka…

20/10/2026
“Kufiri u kapërcye!”/ Kryeministri Rama reagon që në mëngjes për protestën: Ky…
EDI RAMA

“Kufiri u kapërcye!”/ Kryeministri Rama reagon që në mëngjes për protestën: Ky…

20/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

DORËHEQJE? Edi Rama reagon dhe merr VENDIMIN e tij të fundit: Unë…
EDI RAMA

Kryeministri nuk ndalet! Rama që në mëngjes ka një MESAZH për studentët dhe protestën e “flaktë”…

21/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Protesta e studentëve po “shkund” Tiranën, Bajram Begaj bën gjestin e papritur…
TË TJERA

Protesta “paralizon” Tiranën/ 3 personalite të larta! Kush i shkon në zyrë Presidentit Begaj…

21/10/2026
Lëvizje në krye të gjykatave, KLGJ merr vendimin për 18 gjyqtarë! Dy emra përjashtohen…
AKTUALITET

Lëvizje në krye të gjykatave, KLGJ merr vendimin për 18 gjyqtarë! Dy emra përjashtohen…

21/10/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

I doli kundër Edi Ramës/ Elisa Spiropalit i ndodh kjo gjë e keqe, i mbyllet…

21/10/2026
A do japë dorëheqjen Edi Rama? Ish-presidenti Bamir Topi befason me përgjigjen…
POLITIKË

A do japë dorëheqjen Edi Rama? Ish-presidenti Bamir Topi befason me përgjigjen…

20/10/2026
Zgjedhje të parakohshme? Dorëheqje? Edi Rama nga Rinasi me urgjencë pritet të flasë për…
EDI RAMA

Parlamenti do të zhvillohet të enjten/ Edi Rama nuk do të jetë në sallë. Zbulohet…

20/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!