Familjen e deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, është në zi pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Violeta.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë deputeti i cili ka ndarë fjalë prekëse për të ëmën, duke kujtuar dashurinë, përkushtimin dhe mbështetjen e saj të pakushtëzuar.
Në postimin e tij, Boçi e kujton nënën si njeriun që e priste gjithmonë me dashuri dhe krenari, pavarësisht largësisë apo vështirësive që mund të kalonte.
“Do na mungosh kaq shumë ne të gjithëve Violeta jonë e dashur. Ti ishe epiqendra e gjithçkaje dhe qetësia e çdo gjëje për ne. Do më mungosh shumë fansja ime më e madhe politike,” thekson deputeti.
Deputeti bën me dije se ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 11:00, në ambientet e Prehje në Paqe, pranë stadiumit Elbasan Arena.













