Taulant Balla po mban një deklaratë jashtë Kuvendit ku thotë se PD është autorja e zhvillimit të zhvillimit jo normal të seancës.
Më tej, Balla akuzoi PD se ka paguar protestues të maskuar për të kryer trazirat e ditëve të fundit, me një shumë prej 100 mijë lekësh secili.
Kreu i grupit të PS thotë se ishte Sali Berisha ai që tentoi të digjte selinë e PS, por pa sukses.
“Policia e Shtetit është institucioni që garanton sigurinë e çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë, që kur del nga shtëpia. Policia po mbron institucionet. Është e papranueshme që fëmijë 17-vjeçarë të përdoren për dhunë. Meqë ju gazetarët e bëni këtë punë, drejtojuni Prokurorisë së Tiranës. A ka deputetë të PD që kanë paguar 100 mijë lekë për kokë për të udhëzuar dhunë? 115 të kërkuar për zjarrvënie strehohen në selinë e PD. Sali Berisha është instruktori i goditjes së PS. E dinim që Berisha do të dërgonte njerëzit e vet për ta djegur. Jo vetëm që s’ka për ta djegur, por PS do ta mundë në 2027 dhe 2029. Si kryetar grupi, dua të bëjmë 1/10 e asaj që po bën Macron apo Meloni, mos të vonohemi”, tha Balla.












