Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, ndërsa mësohet se dy deputetët, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar.
Vendimmarrja vjen pas përplasjeve të forta mes ish-kryetares së Kuvendit dhe kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë që në Asamblenë e PS që u mbajt në Gjirin e Lalzit, Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, po ashtu edhe të Plarent Ndrecës.
Në atë mbledhje, kërkesa për përjashtimin e Spiropalit nga vetë Partia Socialiste nuk u hodh në votim. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, sqaroi më pas se ajo do të vijonte të ishte anëtare e partisë, por nuk do të ishte më pjesë e forumeve drejtuese.
Gjatë mbledhjes në Gjirin e Lalzit u raportua edhe për replika mes kryeministrit dhe ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Në mbështetje të kësaj të fundit dolën Erion Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko, të cilët kundërshtuan përjashtimin e saj nga forumet drejtuese socialiste.












