Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka përjashtuar sot përmes votimit Elisa Spiropalin.
Në një reagim të bërë në rrjete sociale Spiropali duket se e ka lënë të flasë nesër, ndërsa nuk ishte e pranishme as në mbledhje në momentin e votimit.
“Flasim nesër në 11:00 në konferencë shtypi nga Kuvendi”, shkruan Spiropali e cila mesa duket po i shpall “luftë” mazhorancës socialiste.
Ndonëse vendimi për përjashtimin e Spiropalit u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura në Asamblenë e PS që u mbajt më 14 nëntor në Gjirin e Lalëzit, zyrtarizimi erdhi këtë të martë.












