Këngëtarja Irini Qirjako i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit, ndersa Tirana mbrëmjen e sotme ndodhet në kaos prej dhunës studentore.
Mes protestuesve të mbledhur para Ministrisë së Arsimit, gjendet edhe këngëtarja e njohur, Irini Qirjako. Këngëtarja në një prononcim të shkurtër ka thënë se është në tubim, sepse i dhemb shpirti për studentët, për të cilët realiteti nuk është aspak i mirë.
Irini Qirjako është një nga artistët e paktë që kanë zgjedhur të zbresin në shesh dhe të mbështesin të rinjtë në këto protestë, që kanë pasur edhe karakter të dhunshëm.
Ndërkohë, drejt protestuesve po marshojnë edhe militantët e PD, të cilët deri në këtë moment ndodheshin te kryeministria, të harruar nga flamingot e studentët.
“Këta barbare police po na sakatojne femijet”, u shpreh Qiriako, duke denuar dhunen ndaj studentëve.












