Ambasadorja e BE në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa po zhvillon këtë të mërkurë një takim me kreun e grupit socialist Taulant Balla.
Sofia Moreira de Sousa mësohet prej 30 minutash ndodhet në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillohet edhe takimi. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare rreth temave të diskutimit.
Takimi vjen në një kohë zhvillimesh politike, vetëm një ditë pasi Presidenti, Bajram Begaj, njoftoi nisjen e konsultimeve zyrtare për caktimin e datës së zgjedhjeve.












